E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga te riut, u kap duke vjedhur

TIRANE - Nje i ri eshte vene ne pranga pasi eshte kapur ne flagrance, duke vjedhur dy antena qe sherbenin per forcimin e sinjalit. Burimet zyrtare nga Policia e Tiranes, ka bere te ditur se, nga efektivet e Komisariatit numer 6 Tirane, eshte bere arrestimi ne flagrance i nje 25-vjecari. Edelman Nini, banues ne Tirane. Ai eshte i dyshuar per konsumimin e vepres penale te "vjedhjes". Burimet nga uniformat blu thane se, arrestimi i tij u krye sepse gjate dy diteve me pare, eshte kapur rreth ores 22:50, ne rrugen "Teodor Keko", prane pallateve te firmes "Palushi", duke vjedhur dy antena per forcim sinjali. I dyshuari eshte kapur ne momentin kur ka qene duke i cmontuar ato. Burimet zyrtare thane dje se, materialet do t'i kalojne Prokurorise se Tiranes, per vepren penale te "vjedhjes" mbetur ne tentative. Do te jete institucioni i akuzes, qe do te beje hetimet e tjera ne lidhje me kete ngjarje. A. C


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›