E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emigranti u vra pas vizites tek e fejuara

Gjashte muaj me pare, Leonard Hazizaj 32 vjec, banues ne Fier, ishte kthyer nga Greqia ku kishte emigruar dhe sipas hetimeve te kryera, kishte nje gjendje te mire ekonomike. Pas kthimit mesohet se ai eshte fejuar me nje vajze nga zona e Frakulles. Pikerisht mbremjen e tre diteve me pare, ka qene ne banesen e saj per vizite dhe udhetonte me makinen private. Por ne kthim e siper ne mbremje, tre te rinj sipas skemes se policise per ngjarjen, i kane zene rrugen te armatosur afer tuneleve te repartit ushtarak te Levanit. Nen kercenim 32-vjecari ka dale nga makina dhe eshte grabitur dhunshem. Dyshohet te jete goditur me arme e grushte dhe me pas te jete derguar te tunelet. Aty eshte qelluar vetem me nje bresheri automatiku per vdekje. Ekspertet konstatuan se plaget ishin te gjitha ne pjesen e kokes dhe u gjeten pese plumba. Nga hetimi i kryer rezulton se krimi eshte kryer ne brendesi te tunelit, ku dhe u gjet rastesisht kufoma.
Familjaret menduan se ishte tek e fejuara
Familjaret e te ndjerit kane menduar se Leonardi nuk po kthehej ne shtepi, per shkak se kishte qendruar tek e fejuara. Por te nesermen kane nisur kerkimet, pasi te afermit e te fejuares i kishin thene se ai ishte nisur mbremjen e asaj dite qe kreu dhe viziten per Krishtlindjet, ne fshatin Frakull te Fierit. Ky fakt ka bere qe familja te denoncoje humbjen dhe gjate kerkimeve trupi te gjendet ne tunelet e repartit ushtarak i pajete.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›