E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e emigrantit, zbulohen autoret

FIER- Emigranti fierak u rrembye dhe ekzekutua mizorisht, per grabitje dhe jo per hakmarrje. Policia identifikoi pas arrestimit te te dyshuarit Mico Osmani 18 vjec, edhe dy bashkepunetoret e tij qe jane arratisur. Burime zyrtare thane se te dyshuarit qe mendohet se kane kryer edhe vrasjen e Leonard Hazizajt 32 vjec, tre dite me pare jane me inicialet S. A., dhe R. O., banues ne Fier dhe te moshes 18-22 vjec, te shpallur ne kerkim. Identitetet e tyre te plota nuk u zbuluan nga grupi hetimor per shkak te operacionit qe po kryhet, por u konfirmua se eshte zbardhur skema e krimit dhe motivet e tij. Pikave Kufitare ne vend dhe komisariateve, iu eshte kerkuar kapja e te rinjve ne rast se hasen nga efektivet dhe jane shperndare fotografite e te dyshuarve. Ende nuk behet e ditur se sa euro dhe leke mund t'i jene grabitur viktimes gjate sulmit fatal.
Operacioni i nisur eshte koduar "Tuneli", marre nga vendi ku u ekzekutua pas grabitjes me 5 plumba ne koke pas bresherise se "Kallashnikovit", emigranti fierak qe prej 6 muajsh ishte kthyer nga Greqia dhe me pas fejuar me nje vajze nga Levani, zone ku dhe u gjet i vrare.
"Pas hetimeve intensive, ne kuader te operacionit te koduar u be e mundur kapja dhe arrestimi i Mico Osmani 18 vjec, banues ne Levan", njoftoi policia vendore diten e djeshme. Ndaj adoleshentit jane ngritur akuzat per "vjedhje me arme me pasoje vdekje", e kryer ne bashkepunim. Gjate marrjes ne pyetje, por edhe krahasimit te gjurmeve te gishterinjve, kembeve ne vendngjarje, ne brendesi te tunelit dhe deshmive te tjera, rezulton se bashkepunetoret e 18-vjecarit jane S. A., dhe R. O., te cilet jane arratisur pas krimit.
Ekspertet dhe grupi hetimor kane menduar se autoret ishin banore te zones dhe nuk kane gabuar kur kapen ne banese Osmanin. "Fillimisht kane vjedhur me arme Leonard Hazizaj dhe me pas e kane vrare ate, me arme zjarri tip automatik", sqaroi rrethanat grupi hetimor. Hetimet per krimin po i kryen prokuroria vendore, ndersa policia eshte vene ne kerkim te dy te rinjve te tjere, banues po ne zonen e Levanit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›