Heroine nga Maqedonia, kapen 5 kg
Elbasan- Droga e paketuar si dhurate, nuk i ka shpetuar agjenteve te Policise se Elbasanit qe kane mundur te sekuestrojne nje sasi prej 5 kilogramesh heroine dhe 13 mije euro. Ne pranga rane dy te dyshuar si trafikante qe kryenin transportin me makine, kurse origjina e trafikut ka qene ne linjen Maqedoni-Shqiperi. Burime zyrtare thane se ne pranga rane Klevis Baxho 31 vjec dhe Arjan Tetova 42 vjec, banues ne Elbasan. Operacioni eshte koduar "dhurata", duke marre shkas nga paketimi i lendes narkotike per te mos rene ne sy te bluve. Ndaj te ndaluarve u ngriten akuzat e "trafikut nderkombetar te lendeve narkotike ne bashkepunim".
Droga eshte gjetur ne makinen me targa te huaja BA433LL, e cila po levizte ne unazen e qytetit te Elbasanit mengjesin e dites se djeshme. Policia arrestoi dy personat qe ndodheshin ne te, Klevis Baxho dhe Arjan Tetova. Dyshohet se droga ka ardhur nga Maqedonia dhe Shqiperia do te perdorej si vend transit, per te transportuar drogen drejt vendeve evropiane.
Gjate kontrollit te mjetit, policia ka gjetur ne bagazh nje sasi mbi 2 kg heroine. Operacioni ka vazhduar dhe me kontrollin e banesave te te arrestuarve. Sasia tjeter e heroines prej 3 kg eshte sekuestruar ne banesen e njerit prej te arrestuarve. Burime zyrtare te Policise se Elbasanit thane per gazeten "KJ", se Klevis Baxhos i eshte bllokuar dhe nje pistolete me 8 fisheke, si dhe nje shume prej 130 mije lekesh. Kurse ne banesen e Arjan Tetoves u gjeten 13 mije euro qe u sekuestruan ne cilesine e proves materiale.
Operacioni "Dhurata" eshte kryer nga Drejtoria Kunder Krimit te Organizuar ne bashkepunim me Drejtorine e Policise Elbasan dhe Prokurorine per Krimet e Renda, pas informacioneve te siguruara ne rruge operative dhe hetimit me metoda te specializuara. Mesohet se Klevis Baxho ka pasur me pare nje dosje penale dhe eshte denuar per krimin e "vjedhjes", kurse Arjan Tetova eshte arrestuar dhe denuar per "plagosje te rende" edhe me pare. Sasia tjeter e droges eshte zbuluar ne banesen e te dyshuarit Klevis Baxho, se bashku me armen dhe shumen e parave. Hetimet ne ngarkim te te ndaluarve po vijojne te kryhen nga Prokuroria e Krimeve te Renda, ndersa eshte kerkuar edhe bashkepunimi me policine maqedonase per te zbuluar pjesetare te tjere te rrjetit te trafikut nderkombetar.
Te arrestuar:
Klevis Baxho, 31 vjec, Elbasan, i denuar me pare per vjedhje
Arjan Petova, 42 vjec, Elbasan, i denuar me pare per plagosje te rende
Sekuestruar:
5 kg lende narkotike heroine
13 mije euro
130 mije leke
1 pistolete me 8 fisheke
1 makine me targa BA433LL