Vlore, 13-vjecarja u mbyt ne Shushice
Fundjaven e kaluar, pas shirave te rrembyeshem qe perfshine Qarkun e Vlores, ne zonen e Kotes u rrembye nga ujerat e lumit Shushice trupi i nje vajze 13-vjecare. E mitura kalonte pasdite vone lumin, se bashku me vellane e saj 15-vjecar, te ndihmuar nga nje kale qe i transportonte ne krahun tjeter te lumit te rrembyeshem. Por prurjet e shumta rrembyen trupin e vogelushes, qe u gjet vetem pas kater ditesh, 5 kilometra me poshte nga vendi i ngjarjes. Eshte dashur renia e nivelit te prurjeve ne lume dhe shirave qe banoret e zones te zbulonin ne afersi te fshatit Kote edhe trupin e te mitures. Policia tha se ngjarja ishte aksidentale dhe mbylli hetimet per kete rast. Kurse ne zonen e Gramshit, ne afersi te fshatit Kuker, nje mjet fugon rrezikoi mbytjen se bashku me 15 pasagjere si pasoje e prurjeve te lumit te fshatit, pas shirave te shumte qe rane gjate dites se premte. Pas tre oresh pasagjeret dhe shoferi kane dale ne breg, kurse policia dhe zjarrfikesit munden t'i shpetonin pas nderhyrjes me ane te fadromave dhe mjeteve te renda.