E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ushtria dhe Policia ne gatishmeri

Tirane- Ministri i Brendshem, Lulzim Basha, therret mbledhjen e Grupit Nderministror te Emergjencave Civile menjehere pas udhezimit te kryeministrit Sali Berisha, per menaxhimin e situates se krijuar nga prurjet e shumta ne kaskadat e Drinit, Ulzes dhe Vaut te Dejes. Mbledhja eshte zhvilluar ne ambientet e Ministrise se Brendshme pasditen e djeshme, ku eshte diskutuar mbi masat e marra dhe per te koordinuar veprimet per shmangien e cdo situate emergjente qe mund te krijohet nga reshjet e shumta te diteve te fundit. Ne takim moren pjese ministrat e linjes, Lulzim Basha, Dritan Prifti, Sokol Olldashi, Arben Imami dhe zv/ministri i Bujqesise dhe Ushqimit, si dhe drejtuesit e Emergjencave Civile, te Policise se Shtetit, te Forcave te Armatosura dhe te KESH-it.
"Grupi Nderministror i Emergjencave Civile vleresoi masat e marra deri me tani, si dhe miratoi plan-veprimin per monitorimin dhe koordinimin e te gjitha strukturave per mbajtjen nen kontroll te situates", tha zedhenesi Fatmir Konja. Nga monitorimi paraprak rezulton se ne qarqet Shkoder dhe Lezhe, shtabet e emergjences funksionojne duke ndjekur situaten ore pas ore dhe duke verifikuar informacionin nga te gjitha hallkat e kontrollit. Po keshtu jane njoftuar drejtuesit vendore ne komuna, per te raportuar cdo situate te gjendjes ne keto zona qe mund te rrezikohen nga prurjet e medha ujore, per shmangien e cdo rreziku te mundshem. "Spitalet dhe qendrat shendetesore jane njoftuar gjithashtu per te qene te pergatitura per cdo situate qe mund te krijohet", thuhet ne njoftimin e Ministrise se Brendshme.
Kurse ministrite e linjes kane vene ne gatishmeri te plote te gjitha strukturat perkatese me burimet njerezore dhe bazen logjistike te nevojshme, per perballimin e ndonje situate emergjente qe mund te krijohet. Ne terren kane zbarkuar strukturat dhe mjetet e emergjencave civile, struktura dhe mjete te Policise se Shtetit, te Forcave te Armatosura, te Drejtorise se Pergjithshme te Rrugeve dhe Bordeve te Kullimit. Hidrovoret jane ne gatishmeri te plote dhe punojne pa nderprerje, ndersa strukturat e KESH-it po monitorojne pa nderprerje prurjen e ujerave ne digat e te gjitha hidrocentraleve, ne kaskaden e Drinit, per shkarkimin e ujerave dhe njekohesisht per furnizimin e popullates me energji elektrike. "Grupi Nderministror i Emergjencave Civile, do te monitoroje situaten ne vijimesi dhe do te mblidhet vazhdimisht per te marre vendimet perkatese deri ne shmangien e cdo rreziku te mundshem apo krijimin e ndonje situate emergjente", perfundoi Konja njoftimin, duke bere te ditur se per momentin nuk ka permbytje ne kete zone. Ministria e Mbrojtjes dhe e Brendshme kane vene ne dispozicion te gjitha mjetet per transportin tokesor, ujor dhe ajror dhe per nderhyrjet ne raste emergjente.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›