E dija që pallati 5-katësh do të shembej
07/10/2009 TRAGJEDIA E GJIROKASTRËS/ Deklarata nga presidenti i firmës Sotiraq Janora
GJIROKASTËR – “Shembja e pallatit 5-katësh ishte konstatuar para se të ndodhte, por nuk u arrit të evakuoheshin banorët”. Kjo ka qenë deklarata e fortë e dhënë dje në seancën gjyqësore të ngritur për këtë çështje nga vetë presidenti i firmës “Arti” sh.p.k
Gjyqi
Gjyqi në ngarkim të shtatë të pandehurve për rrëzimin e pallatit më 9 nëntor të vitit të kaluar në Gjirokastër, ku humbën jetën tre shtetas dhe u plagosën disa të tjerë, po i afrohet fundit. Në seancën e djeshme gjyqësore, janë marrë në pyetje me pëlqimin e të pandehurve pesë prej personave që akuzohen nga organi i akuzës për shkelje të rregullave në punë dhe shpërdorim detyre. Admir Shehaj, ish-inspektor në Inspektoratin e Ndërtimit, Afërdita Papamihali, ish-sekretare e KRRT së Bashkisë Gjirokastër, Alfred Mamani, ish-përgjegjës i Zyrës së Urbanistikës, si dhe Gjergji Meçi inxhinier i firmës “Arti” sh.p.k janë pyetur mesditën e martë nga organi i akuzës, ndërsa ish-punonjësit e Policisë Bashkiake, Petrit Maksuti dhe Leonard Mustafaraj, nuk kanë pranuar të japin deklarimet e tyre gjatë seancës së djeshme gjyqësore, e cila zgjati mbi katër orë. Përfaqësuesit e mbrojtjes së të pandehurve për tragjedinë e 9 nëntorit të vitit të kaluar, kanë prezantuar para trupit gjykues të kryesuar nga Desard Avdulaj, provat e fundit të disponuara nga ata për të vërtetuar në pafajësinë e klientëve të tyre. Ajo çfarë bëri përshtypje gjatë seancës së djeshme, ishte deklarata e presidentit të firmës së ndërtimit “Arti” sh.p.k., Sotiraq Janora. Ky i fundit i ka befasuar të pranishmit në sallën e gjyqit dhe sidomos prokurorët e çështjes, duke deklaruar se ishte në dijeni për rrezikun që i kanosej ndërtesës së banimit disa metra më tej larg objektit ku ai ndërtonte. “Ngjarja pritej të ndodhte dhe këtë unë e konstatova po atë ditë që ajo ndodhi. Kam konstatuar çarje të betonit dhe pilotëve mbrojtës të betonit poshtë terrenit që ndërtohej, por nuk arritëm në kohë të shmangnim katastrofën”, është shprehur Janora.
Sipas tij, specialistët e firmës së ndërtimit nuk arritën në kohë të evakuonin banorët e pallatit për punë minutash, pasi rrëzimi erdhi befasishëm.
Kundërthëniet
Pas këtij deklarimi, ka ardhur menjëherë reagimi i palës akuzatore përmes Alfred Saliut prokuror i çështjes. Sipas Saliut, deklaratat e Janorës janë në antitezë të plotë me ato çfarë ka deponuar në prokurori në momentet fillestare të çështjes disa orë pas arrestimit. Megjithatë, kjo nuk ka ndikuar në ecurinë e mëtejshme të seancës së djeshme.
Ndërkohë, gjatë seancës së tre ish-urbanistët e bashkisë së Gjirokastrës, Mamani, Papamihali, Shehaj, janë shprehur se kanë qenë kundër ndërtimit të objektit 7-katësh, i cili dyshohet se shkaktoi rrëzimin e pallatit të banimit duke shkaktuar tre viktima dhe gjashtë të plagosur. Për përgjegjësin e zyrës së Urbanistikës, Alfred Mamani, objekti nuk duhet të ndërtohej në vendin ku u vendos dhe për këtë ai ka qenë kundra para dhe pas miratimit të lejes së ndërtimit apo dhe sheshit të ndërtimit. “Janë dokumentet ato që e vërtetojnë plotësisht qëndrimin tim për mosndërtimin e objektit në fjalë”, ka deklaruar në seancën gjyqësore Mamani, duke vazhduar më tej se edhe në mbledhjen e KRRT-së së Bashkisë, vota e tij ka qenë kundër ndërtimit të objektit pasi nuk i plotësonte parametrat për një bazament të qëndrueshëm dhe solid. Si dhe mosplotësimin e kushteve të tjera teknike në terren. Pas deklarimeve të tjera, kreu i trupit gjykues Desad Avdulaj, ka mbyllur seancën, duke vendosur riçeljen e saj më 20 tetor, ku pritet të jetë edhe seanca e parafundit gjyqësore pasi Prokuroria do të thotë fjalën e vet me anë të pretencës që do të paraqesë para trupit gjykues për shtatë të pandehurit e ngjarjes së 9 nëntorit të vitit të kaluar. Nga hetimet e deritanishme është arritur në përfundimin se pallati 5-katësh i ngritur në një kodër në lagjen "11 Janari", u shemb për shkak të punimeve për ndërtimin e një godine të re, pranë tij.