Rruga "Ali Visha", ankohen banorët: Uji me fekale
"Kemi dy javë që po vuajmë për ujë të pijshëm. Jemi ankuar pranë Drejtorisë së Ujësjellësit, por askush nuk ka ndërhyrë", ankohen banore te rruegs "Ali Visha" ne kryeqytet.
TIRANE-Banorët që jetojnë në rrugën "Ali Visha" kanë telefonuar pranë redaksisë së Gazetës Shqiptare për problemin që kanë me ujin e pijshëm. Sipas tyre, uji është i ndotur, sepse është përzierë me ujërat e zeza. "Kemi dy javë që po vuajmë për ujë të pijshëm. Jemi ankuar pranë Drejtorisë së Ujësjellësit, por askush nuk ka ndërhyrë. Uji është i papijshëm për shkak të ndotjes së tij nga fekalet. Duhet që të jenë përzierë me ujërat e zeza", - kanë bërë të ditur banorët e zonës. Sipas tyre, edhe pas ankesave të shumta që janë bërë për të riparuar defektin, deri më tani nuk ka pasur asnjë ndërhyrje nga ana e Ujësjellësit. "Kemi frikë për fëmijët, sepse sado që u themi të mos e konsumojnë ujin, mund të ndodh që harrojnë dhe e pinë. Gjë, që mund të sjellë infeksione apo akoma më keq, edhe epidemi. Ndaj, duhet që të ndërhyhet menjëherë për të riparuar defektin", - thonë banorët e rrugës "Ali Visha". Ndërkohë që një tjetër ankesë ka ardhur dhe nga banorët e pallatit nr. 3/1, rruga "Qamil Guranjaku", sipas të cilëve ata nuk kanë ujë të pijshëm gjatë gjithë ditës. "Kemi një muaj që kemi probleme me furnizimin me ujë. Na vjen vetëm gjysmë orë në ditë. I vetmi orar që kemi ujë është në mëngjes herët, pasi uji vjen në mëngjes nga ora 5:30 deri në orën 6:00. Ndërkohë, gjatë gjithë pjesës tjetër të ditës nuk kemi asnjë pikë uji", - kanë sqaruar banorët që jetojnë në këtë pallat. Por, probleme të furnizimit me ujë të pijshëm janë konstatuar edhe në rrugën e Kavajës.
(d.b/BalkanWeb)