Gërdeci, gjykata sot për kërkesën e ushtarakëve
Ushtarakët e pandehur në dosjen e tragjedisë së 15 marsit kërkojnë vecimin e cështjes nga akuzuarit për vrasje dhe shkatërrim prone. Avokatët: Nuk u provohet bashkëpunimi me ta.
TIRANE- Gjykata e Tiranës vendos sot mbi kërkesën e ushtarakëve të pandehur në dosjen e tragjedisë së Gërdecit qe kërkojnë vecimin e cështjes nga akuzuarit Mihal Delijorgji, Ylli Pinari Dritan Minxolli dhe Sokol Ngjeci, te akuzuar për vrasje dhe shkatërrim prone. Sipas avokatëve klientëve të tyre nuk u provohet bashkëpunimi me te akuzuarit për vrasje dhe shkatërrim prone. Nga 29 të pandehur të cilët prokuroria i ka ulur në bankën e të akuzuarve si përgjegjës për shpërthimin e fabrikës së demontimin “Albademil”, vetëm 4 janë të arrestuar. Ish-drejtori i kompanisë shtetërore MEICO, Ylli Pinari, administratori i kompanisë "Alba Demil", Mihal Delijorgji dhe ish-drejtorin teknik të fabrikës së çmontimit të municioneve, Dritan Minxolli, si dhe ish punonjësi i MEICO-s Sokol Ngjeci.
(s.g/BalkanWeb)