E Shtunë, 31 Tetor 2026

E djathta e PE: PS të shkojë në gjyq për kutitë



Kryetari i grupit parlamentar të Partive Popullore Evropiane në Parlamentin Evropian Joseph Daul deklaroi se Partia Socialiste duhet t’i japë fund bojkotit të Kuvendit. Në një deklaratë për mediat, kreu i partive të djathta në PE, tha se bojkoti dëmton imazhin e vendit. “Shqipëria është një vend që është duke pritur hapa të mëdha përpara, duke e çuar atë më afër Bashkimit Evropian. Bojkoti parlamentar dhe akuzat e vazhdueshme po dëmtojnë imazhin e Shqipërisë në BE, në veçanti e në një kohë kur çështje të rëndësishme janë duke u diskutuar si ai i liberalizimit të vizave. Parlamenti është vendi për të bërë dialog dhe për të zgjidhur dallimet “, tha Daul. Ai deklaroi më tej se Partia Socialiste mund të ankohet në gjykatë për çdo pretendim të saj. “Ne konsiderojmë si themelore funksionimin e sundimit të ligjit, respektimin e vendimeve të gjykatës, transparencën dhe parimin e ndarjes pushteteve. Partia Socialiste mund të ankohet në gjykatë për të gjitha pretendimet e saj. Praktikat bllokuese, protestat dhe kërcënimet për përsëritje të bojkotit dëmtojnë procesin integrues dhe imazhin e shqiptarëve”-deklaroi kreu i PPE-ve në PE, Joseph Daul.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›