E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Hyrja në Parlament, veprim racional”



Deputeti socialist Marko Bello tha dje se vendimi i grupit të deputetëve të PS për të hyrë në Parlament është një veprim racional. Pas daljes nga seanca e djeshme parlamentare, Bello tha se debati politik duhet të zhvillohet vetëm në parlament, duke respektuar dhe apelin e vazhdueshëm që komuniteti ndërkombëtar ka bërë vazhdimisht. “Partia Socialiste në këtë mënyrë do të dëshmojë se është një forcë konstruktive dhe e aftë për të bërë një opozitë ndryshe”, u shpreh Bello. Ndërsa lidhur me strategjinë e protestave, Bello tha se është dakord por mbetet gjithnjë partizan i luftës në Parlament. “Nuk arrijmë gjë me protestat pasi pushteti nuk merret në rrugë por vetëm përmes zgjedhjeve” u shpreh Bello, duke theksuar se “është e pamundur që të shkohet në zgjedhje të parakohshme pasi opozita nuk ka shumicën parlamentare”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›