Amnesty kritikon Kirgizinë
Organizata Amnesty International i ka bërë thirrje Kirgizisë që të mbrojë pakicën uzbeke nga dhuna racore dhe ka kërkuar nga vendet fqinje që t’i mbajnë kufijtë hapur për refugjatët.
Organizata për të drejtat e njeriut, përmes një deklarate, tha se zbatimi i ligjit kirgiz po dështon të ofrojë siguri për popullsinë, e në veçanti për komunitetin uzbek.
Në anën tjetër, qeveria e përkohshme në Kirgizi u ka dhënë urdhër ushtarëve dhe oficerëve të policisë që “të përdorin forcën vdekjeprurëse” për të kontrolluar trazirat e përgjakshme etnike në jug të vendit.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi për vdekjen e së paku 82 personave dhe plagosjen e 1060 të tjerëve, gjatë tri ditëve të përleshjeve ndërmjet kirgizëve etnikë dhe grupeve uzbeke në rajonin Osh dhe në Jalal-Abad.
Drejtuesja e qeverisë, Roza Otunbaeva, ka urdhëruar edhe mobilizim të pjesshëm të ushtarëve rezervistë, për të reaguar ndaj trazirave.
Ndërkohë, Rusia ka refuzuar kërkesën e autoriteteve kirgize për të dërguar ndihmë ushtarake. Moska e ka përshkruar situatën në Kirgizi “si një konflikt të brendshëm dhe tani për tani nuk e sheh të nevojshme për të marrë pjesë në zgjidhjen e tij”.
Kirgizia Jugore ishte bazë e ish-presidentit Kurmanbek Bakiev, i cili u përmbys nga revolta e dhunshme në muajin prill.