Durrësi, fiton Duka, zhgënjen Gazmend Oketa
E majta fiton mbi të djathtën në qytetin bregdetar
Qarku i Durrësit ka vijuar të ruajë të njëjtën diferencë mandatesh që nga momenti i nisjes së numërimit të votave. Kështu edhe gjatë ditës së djeshme koalicioni i majtë ka vijuar të ruajë diferencën 7 me 6 kundrejt koalicionit të majtë. Surpriza më e madhe e këtij qarku ishte rezultati i Partisë Republikane e cila falë kandidatit, Agron Duka arriti të merrte më tepër se 9 mijë vota, duke siguruar edhe mandatin e deputetit. Nga ana tjetër, Lëvizja Socialiste për Integrim konfirmoi mbështetjen që gëzon në këtë qark, duke dyfishuar votat e marra në zgjedhjet e 2009. Ndërsa kandidati për deputet i Partisë Fryma e Re Demokratike, Gazmend Oketa nuk arriti dot që të fitonte mandatin duke marrë rreth 4 mijë vota. Qarku i Durrësit në zgjedhjet e 2009 kishte një shpërndarje mandatesh dukshëm në favor të Partisë Demokratike por që në këto zgjedhje kjo shpërndarje u përmbys.
Deputetët e qarkut Durrës
Deputetët e PS
1. Blendi Klosi
2. Klodiana Spahiu
3. Ilir Beqaj
4. Namik Dokle
5. Gentian Bejko
6. Artur Bushi
Deputetët e LSI
1. Lefter Koka
Deputetët e PD
1. Eduart Halimi
2. Igli Cara,
3. Albana Vokshi
4. Gent Strazimiri
5. Oerd Bylykbashi
Deputetët e PR
1. Agron Duka