Korce e djathta merr Qarkun

Në Korçë Aleanca për Qytetarin merr Këshillin e Qarkut dhe nënkryetarin e këtij institucioni. Kandidati i Aleancës për Qytetarin Gezim Demçolli merr kreun e Këshillit të Qarkut të Korçës me 46 vota ,ndërsa kandidatja e së majtës Ana Verushi mori 23 vota.
Me të njëjtën diferencë votash është zgjedhur edhe nënkryetari i Këshillit të Qarkut ,Guri Ademi,edhe ky përfaqësues i koalicionit Aleanca për Qytetarin. Në mbledhjen e konstituimit të këshillit të qarkut të Korçës dhe zgjedhjen e drejtuesve të tij, ka marrë pjesë edhe zëvendës ministri i brendshëm Ferdinand Poni ,i cili u ka kërkuar të zgjedhurve vendorë ti kushtojnë më tepër rëndësi përmirësimit të shërbimeve ndaj qytetarëve që i kanë zgjedhur,duke bashkëpunuar me të gjithë aktorët ,pavarësisht përkatësisë politike.
Ferdinand Pone,zv.ministër i brendshëm e ka vënë theksin edhe tek përdorimi me efiçencë nga ana e njësive vendore të të ardhurave publike,duke i orientuar ato drejt shërbimeve për qytetarët dhe duke reduktuar shpenzimet e panevojshme nga administratat lokale.
Në zgjedhjet e 8 majit koalicioni Aleanca për Qytetarin fitoi në Qarkun e Korçës 25 njësi vendore,duke siguruar 44 këshilltarë në Këshillin e Qarkut,ndërsa të majtët fituan 11 njësi vendore,duke marrë 24 këshilltarë.