E Shtunë, 31 Tetor 2026

S’e ka ndërmend të ndryshojë

Mesfushori i Sunderland, Lorik Cana insiston se nuk e ka ndërmend ta ndryshojë lojën e tij, që nga shumëkush konsiderohet si e ashpër dhe e rrezikshme. Bota e futbollit anglez, por edhe e atij evropian u tmerrua kur e pa ndërhyrjen horror ndaj futbollistit të ri të Arsenalit, Aaron Ramsey, të cilit iu thye këmba dhe do të mbetet për një kohë shumë të gjatë jashtë fushës.

Cana ishte kritikuar për lojën e tij pikërisht kundër Arsenalit, pasi që kishte bërë një ndërhyrje të ashpër ndaj sulmuesit Nicklas Bendtner. Mesfushori kosovar është suspenduar dy herë për shkak të kartonëve në sezonin e tij të parë në futbollin anglez. Megjithatë, 26 vjeçari thotë se ai nuk di se si të luajë në një mënyrë tjetër.

“Ne luajmë në një klub të madh përpara shumë fansave dhe e japim maksimumin me gjithçka – vrapim, ndërhyrje, gjuajtje etj. Nëse topi gjendet në mes të dy futbollistëve dhe që mendoj se do ta fitoj atë, unë shkoj tek ai (topi) me gjithë çka kam. Nuk mendoj se kam bërë ndonjëherë ndërhyrje me të dyja këmbët, por nganjëherë je i detyruar të shtrihesh për ta arritur topin me njërën këmbë dhe me tjetrën e bën ndërhyrjen”, theksoi përfaqësuesi shqiptar.

“Nuk është e natyrës sime që të mundohem ta lëndoj dikë dhe natyrisht është e tmerrshme kur lëndimet e rënda ndodhin, por unë gjithmonë mundohem të luaj në mënyrën time dhe nuk po mendoj për të ndryshuar”, tha ish futbollisti i Marseilles.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›