Man. Siti, gati 45 mln euro për Xherard
Mesfushori
Përveç sulmeve të Reali të Madridit, Liverpuli duhet të ruhet edhe nga Mançester Siti për kapitenin Stiven Xherard. Sipas së përditshmes britanike “Daily Mirror”, për shkak të problemeve financiare, “Reds” do të jenë të detyruar të heqin dorë nga mesfushori në rast se në zyrat e klubit paraqitet një ofertë e parezistueshme. Një situatë që u shkon për shtat arabëve që kontrollojnë Mançester Sitin: tabloidi theksonte se sheiku Mansur do të ofrojë mbi 45 milionë euro për blerjen e Xherard.
#