E drejta e autorit në epokën dixhitale
Epoka dixhitale dhe përdorimi në masë i internetit është një tjetër sfidë për mbrojtjen e të drejtave të Autorit në Shqipëri. Zyra e mbrojtejes së të drejtës së Autorit ka nisur punën për plotësimin e ligjit ekzistues pasi Shqipëria po përballet gjithmonë e më shumë me shkeljen e të drejtës së autorit nëpërmjet internetit.
"Qarkullimi i këtij produkti intelektual në internet sigurisht që na ka vënë para vështirësive, sepse ligji jonë aktual megjithëse i miratuar në 2005 nuk ka një përputhshmëri të plotë me këtë direktivë. Pra, termi masa teknologjike që po përdoret në prezantimet e ekspertëve të fushës për përdorimine veprave të mbrojtura sigurisht që nuk është në ligjin tonë", tha Eglantina Gjordeni, Drejtore e ZSHDA. Krahas përmirësimit të kuadrit ligjor seminari kombëtar i organizuar nga kjo zyrë synon edhe trajnimin e punonjësve dhe specialistëve shqiptar të cilët janë ende shumë mbrapa në fushën e masave teknologjike.
Aurela Papadhima