Relacioni: Ja pse erdhën dy humbjet e kombëtares

Altin Latifi, Gazeta Shqiptare
Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit do të shqyrtojë sot në një analizë të gjatë shkaqet e humbjeve të kombëtares në ndeshjet me Bjellorusinë dhe Rumaninë. Pavarësisht akuzave të bëra nga Kryeministri Berisha dhe ministri i sporteve Pango, ka gjithnjë një shkak sportiv që solli dy disfatat e rënda për ekipin kombëtar. Para 5 ditësh, ishte sekretari i përgjithshëm Arben Bici ai që i kërkoi ndihmës trajnerit të përfaqësueses Shpëtim Duro, që të hartonte një relacion të posacëm në lidhje me ato që ndodhi para dhe gjatë dy ndeshjeve të kombëtares. Ky raport, i përgatitur në mënyrë të detajuar nga ndihmësi i Baricit në pankinën kuqezi, do të vendoset sot përpara anëtarëve të Komitetit, të cilët më pas do të dalin edhe në një qëndrim të Federatës në lidhje me këto dy humbje. Në fakt, kjo është analiza e parë që bën FSHF, ndonëse në përfundim të saj, nuk pritet të ketë masa ndaj futbollistëve të vecantë. Një gjë e tillë, sipas burimeve zyrtare në Federatë, do t'i lihet në dorë trajnerit të ri, i cili duhet të vendosë për këto masa, që mund të shkojnë deri në largimin e ndonjë futbollisti. Nga pikat e relacionit, duket qartë se Duro nuk ka pasur asnjë tendencë ndaj futbollistëve të vecantë, duke shprehur me realitet gjithcka ndodhi në momentet para dhe gjatë ndeshjeve dhe që më pas sollën edhe dy humbje të rënda për përfaqësuesen. Relacioni Ajo që bie në sy direkt në relacionin e hartuar me kujdes nga ndihmësi i Baricit Shpëtim Duro, është fakti se ndeshja me Bjellorusinë konsiderohet kyce në arritjen e objektivave të kombëtares. Fitorja në atë sfidë do t'i jepte Shqipërisë vendin e katërt dhe ngjitjen një vazo më lart. Në raport gjithsesi nuk kursehet asnjëri nga ata që nuk dhanë maksimumin në këto dy ndeshje, apo edhe fakti se shumë lojtarë e patën nënvlerësuar Bjellorusinë, gjë që coi edhe në humbje. Kjo madje është parë që në ndeshjen e kontrollit që përfaqësuesja zhvilloi ndaj ekipit U19 të Ramadan Shehut. Mos impenjimi u shkon sigurisht lojtarëve kryesorë të skuadrës, duke nisur nga kapiteni Lala, zëvendësi i tij Cana apo edhe lojtarë si Dede e Dallku, por edhe të tjerë. Teksa nuk mungon as portieri Beqaj, që për hir të së vërtetës nuk ka qenë në formën e tij më të mirë. Goli i parë ndaj Bjellorusisë, por edhe i dyti i pësuar në Rumani, në një pjesë të madhe kanë ardhur për faj të tij, pasi ishin krejtësisht të evitueshëm. Në lidhje me humbjen në Rumani, në relacioni vihet re qartë se shkaku kryesor ka qenë ai psikologjik, duke qenë se lojtarët u goditën rëndë nga ajo humbje me Bjellorusinë të shtunën e 17 nëntorit. Megjithatë, Shpëtim Duro nuk harron punën e mirë të bërë nga kombëtarja dhe nga të gjithë futbollistët në edicionin që mbaroi.