E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maskat grabisin leket e pensioneve

Lezhe- Grabitje spektakolare ne qender te qytetit te Lezhes. Tre persona te maskuar sulmojne dy punonjesit e Postes dhe policin shoqerues, duke marre qesen me 5 milione leke te pensioneve. Skena e denje per nje film, eshte shoqeruar edhe me minuta paniku dhe terrori, pasi maskat e armatosura me "kallashnikove", kane gjuajtur disa here me bresheri ne momentin e sulmit dhe gjate arratisjes. Ngjarja ka ndodhur dje rreth ores 10:30, pikerisht ne momentin qe punonjesit dilnin nga Banka Kombetare Tregtare, ne rrugen "Gjergj Fishta", pasi kishin terhequr edhe shumen e lekeve. Policia ngriti disa postblloqe, por deri ne mbremje nuk pati asnje te ndaluar te dyshuar. Jane sekuestruar kamerat e sigurise se bankes, jane marre deshmite e te demtuarve dhe kalimtareve, por nuk ka ende asnje emer autori, megjithese skena ka zgjatur 10 minuta.

Grabitja

Tre autoret kane parkuar 150 metra nga rrethrrotullimi ne Bulevardin "Gjergj Fishta" te qytetit rreth ores 10:00 te mengjesit. Deshmitaret thane se kishin nje autoveture tip "Volkswagen Golf", me targa te huaja dhe ngjyre gri. Informacioni per terheqjen e lekeve nga banka prej punonjesve te Postes se qytetit ka qene i sakte. Mesohet se kjo procedure per terheqjen e lekeve te pensioneve behet cdo date 12 te muajit, ne oren 10:00. Duke shoqeruar dy punonjesit dhe policin shoqerues, autoret qe mendohet se jane te moshave 20-25 vjec, kane pritur 30 minuta ne makine, duke degjuar edhe muzike. Pikerisht ne kete moment, teksa kane pare me qese ne dore objektin e tyre, kane dale njekohesisht nga mjeti, duke hapur dyert. Me pare kishin vendosur edhe maskat kapuce te zinj ne koke. Te tre sipas deshmitareve mbanin arme dhe ne momentin e pare kane gjuajtur ne ajer per te trembur punonjesit qe po hipnin ne makinen e tyre. Njeri ka mbikeqyrur levizjet e rojeve te bankes, kurse dy te tjeret kane grabitur qesen me 5 milione leke. Ne largim e siper, dy prej tyre qellonin me automatik ne ajer per te terrorizuar kalimtaret dhe hapur rrugen, kurse i treti drejtonte autoveturen. Deshmitaret i thane policise se drejtimi qe ndoqen ishte aksi qe te conte drejt superstrades Lezhe-Shkoder.

Hetimet

Policia tha se mblodhi rreth 20 gezhoja automatiku ne nje distance prej 200 metrash, qe mendohet se i perkasin armeve te autoreve te grabitjes. Ekspertet jane perpjekur te sigurojne gjurme te te dyshuarve ne vendngjarje, si bishta cigaresh, te dhena te deshmitareve apo rojeve te sulmuar. Po keshtu mesohet se jane marre kasetat filmike te kamerave te bankes, qe mendohet te kene fiksuar sekuenca te ngjarjes se bujshme. Per fat te mire mesohet se nga bresherite e automatikeve nuk ka pasur asnje te lenduar, madje as ne momentin e pare kur plumbat kane vershellyer shume prane kokave te dy punonjesve te Postes. Te demtuarit i thane grupit hetimor te policise dhe prokurorise vendore se shuma e terhequr me fature nga dega e BKT-se eshte 5 milione leke dhe i perket pensioneve te te moshuarve qe ndahen cdo date 12-13 te muajit. Por megjithe postblloqet e shumta ne hyrje e dalje te qytetit, nuk eshte bere e mundur as gjetja e makines dhe as e autoreve te krimit.

Ardian Bushi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›