E Shtunë, 31 Tetor 2026

E fton për kafe tenton ta përdhunojë

Një nxënëse e vitit të katërt të gjimnzit të Kombinatit denoncon të njohurin e saj për dhunë seksuale

E fton në lokal për kafe, por e çon në motel, policia e arreston për tentativë përdhunimi. Protagonisti i kësaj ngjarjeje është 21-vjeçari me iniciale A.H, i cili ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një gjimnaziste 18-vjeçare.

Prej disa kohësh A.H, banues në Kombinat, ishte përpjekur të njihej nga afër me një 18-vjeçare e cila ishte gjimnaziste në vitin e katërt në shkollën "Myslym Keta" në Tiranë. Pas negociatave, për të bindur adoleshenten të bisedonin në një lokal, 21-vjeçari ia arriti qëllimit. Tre ditë më parë, dy të rinjtë vendosën të takoheshin në qendër të Kombinatit, lagje në të cilën edhe banonin.

Djali e ka ftuar vajzën në futej në automjetin e tij tip-Ford për të shkuar në një lokal në Vaqarr, por dyshohet se ajo nuk ka pranuar të shkojë shumë larg. Pas tentativave të dështuara për të bindur vajzën të futej në automjet, i riu e ka detyruar atë me forcë.

Më tej e ka qetësuar duke treguar se do të shkonin në një lokal në Vaqarr. Por kur kanë hyrë në ambientet e brendshme të ndërtesës 18-vjeçarja ka konstatuar se nuk bëhej fjalë për lokal, por gjendej në një motel.

Dyshohet se duke e goditur me grushte 21-vjeçari e ka futur me forcë vajzën në ambientet e brendshme të një dhome në motel ku dhe ka tentuar të kryejë me të marrëdhënie seksuale. Adoleshentja ka bërë rezistencë ndërsa është dhunuar nga A.H,. pasi ka mundur të shkëputet për një moment nga agresori, gjimnazistja ka telefonuar policinë duke denoncuar dhe ngjarjen.

Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë pranë motelit duke bërë të mundur kapjen e 21-vjeçarit. Ndërkohë që dy të rinjtë janë shoqëruar në ambientet e komisariatit nr.1, në Tiranë ku dhe janë marrë në pyetje nga oficerët e seksionit kundër krimeve seksuale dhe të lirisë së personit.

Vajza ka denoncuar 21-vjeçarin duke rrëfyer në polici ngjarjen, ndërsa mësohet se i riu nuk ka pranuar të flasë. Burime nga policia thanë se ndaj tij u mor masa e arrestit pasi akuzohet për veprat penale të "marrëdhënies seksuale me dhunë me të rritura e mbetur në tentativë", "heqjes së pa ligjshme të lirisë" dhe "dëmtimeve të tjera me dashje".

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›