E Diel, 1 Nëntor 2026

E mira dhe e keqja: sekreti biologjik

Nëse e gjithë qenia njerëzore do
të ishte krijuar në një individ
të vetëm, ai do të cilësohej si i
çmendur prej kohësh. Çmenduria nuk
do të ishte rrënjosur thellë në mendjen
e njeriut (ku mund të jetë një vend
i errët dhe i dhunshëm) dhe as në
pjesët më të kthjellëta të saj. Çmenduria
qëndron në faktin se të dyja këto
cilësi, egërsia dhe mirësjellja, konsistojnë
në të njëjtën krijesë, shpesh në
të njëjtin moment. Jemi një specie që
e shkaktojmë, por edhe e ndiejmë
vuajtjen e tjetrit. Që kur na ka mësuar
shkenca, jemi të gatshëm të dhurojmë
një organ tonin për të ndihmuar një
tjetër person. Dhe në të njëjtën kohë
vritemi ndërmjet nesh pa mëshirë.
Pesëmbëdhjetë vitet e fundit të
historisë përfaqësojnë ekuivalentin e
përkohshëm të atyre pjesëzave subatomike
që zhduken brenda miliardit
të sekondit, por në atë çast ne kemi
jetuar tmerre të paarsyeshme. Ruanda,
Çeçeni, Darfur, Beslan, Bagdad,
Pakistan, Londër, Madrid, Izrael, Nju
Jork: të gjitha krime të kryera nga specia
më e përparuar e planetit.
Sa më shumë në thellësi të shkojë
shkenca, sa më shumë të zbulojë për
ne, aq më shumë është e vështirë për
të ruajtur krenarinë e një krijese unike.
Ishim të bindur se jemi specia e
vetme që zotëron një gjuhë komunikuese,
deri sa gorillat dhe shimpanzetë
përvetësuan gjuhën e shenjave.
Jemi të vetmit që përdorim mjete nga
më të ndryshmet, duke harruar se
edhe majmunët përdorin shkopinj për
të kapur termitet. Në fakt, ajo çfarë na
veçon është një sens i madh morali, një
arsyetim origjinal i së mirës dhe së
keqes, i asaj çfarë është e drejtë apo e
gabuar, i asaj çfarë nënkupton të
vuash, por për vuajtjet e tjetrit. Këto
cilësi janë esenca e distiluar e qenieS
njerëzore. Por akoma nuk e di njeri,
sepse alternohet kaq shpesh.
Konceptin e racionalitetit e
përvetësojmë me shpejtësi. Një fëmijë
i vogël mëson se nuk është mirë të
hajë gjatë orës së mësimit, pasi mësuesja
nuk e lejon diçka të tillë. Nëse
ky rregull nuk do të ekzistonte, atëherë
fëmija do të përfitonte nga rasti. Por,
edhe nëse mësuesja pranon që një
fëmijë mund ta hedhë një tjetër nga
karrigia, fëmijët do të hezitonin për një
veprim të tillë. Në të dyja rastet dikush
i ka mësuar fëmijës një rregull, por ajo
për të shtyrë dikë tjetër nga karrigia
reziston, edhe nëse një person me autoritet
propagandon dhunën: është
diferenca ndërmjet moralitetit dhe
edukatës sociale. "Gjykimi moral është
homogjen ndërmjet njerëzve. Gjithsesi,
sjellja bazohet në një lloj subjektiviteti".
Rregullat që njohim ose dëgjojmë
nuk janë gjithmonë ato që ne
vendosim për të respektuar. Por pse
jemi jo korrekt në respektimin e të
gjitha rregullave? Gjithsesi, asnjë
kërkim nuk mund të bëjë që ne të
sillemi më mirë, por na ndihmon ta
kuptojmë më qartë natyrën njerëzore.
Themeli bazë i moralitetit është
kapaciteti për t‘u identifikuar me një
tjetër person në një moment të caktuar.
Studiuesit e sjelljes njerëzore
shpesh e përkufizojnë këtë të fundit si
një formë rregulli, i njohur si altruizëm
reciprok: një nder që bëhet sot, do të
shpërblehet të nesërmen. Por edhe te
kafshët ka diçka më shumë. Studiuesja
ruse, Nadia Kohts, studioi njohjet
jonjerëzore në gjysmën e parë të shekullit
XX, duke rritur një shimpanze. Kur
shimpanzeja hipte në tarracën e shtëpisë,
tentativat për ta bërë që të zbriste
poshtë (thirrjet, qortimet, ofrimi i
ushqimit) përfundonin pa sukses. Por
nëse Kohts ulej dhe bënte sikur po
qante, shimpanzeja i afrohej menjëherë.
Edhe më cinikët u prekën nga historia
e Binta Jua, gorilla që në vitin 1966
shpëtoi një fëmijë të vogël, që kishte
përfunduar brenda rrethimit të tij. Ai
e mori në krahë, duke e përkëdhelur
dhe më pas e çoi te stërvitësit e tij. Kapaciteti
i mirëkuptimit ka disa nivele
të caktuara. Ne, qeniet njerëzore, ndajmë
një esencë të thellë me shumë
specie kafshësh.
Për kafshët është gati e pamundur
të matet niveli i kuptimit të gjërave,
ndërsa për njerëzit është krejtësisht
ndryshe. Në një studim të tillë, çifte të
martuarish viheshin nën rezonanca
manietike, ndërsa provokoheshin nga
një dhimbje e lehtë fizike. Përpara
stimulimit, subjektet paralajmëroheshin
për çfarë do t‘u ndodhte dhe
kështu truri i tyre fillonte të punonte
në një mënyrë karakteristike, duke
sinjalizuar një ndjesi frike të lehtë.
Ndërsa në provën e dytë u thuhej se
nuk do të ndienin dhimbje, por do të
ishte partneri ai që do t‘i lajmëronte
për stimulimin. Edhe në rastin e dytë
truri jepte të njëjtin sinjal.
Truri i njeriut punon më shpejt kur
kërcënimi komplikohet. Një nga skenarët
e përdorur nga shkencëtarët mbi
sensin moral është "dilema e vagonit".
Jeni pranë një hekurudhe dhe një tren
po vjen drejt pesë personave që nuk
po shohin se çfarë po ndodh. Aty pranë
ndodhet një levë që devijon drejtimin
e trenit. Do ta tërhiqnit këtë levë? Sigurisht,
do të shpëtonit pesë jetë. Por le
të supozojmë se një tjetër person
ndodhet në binarin tjetër, ku do të
devijoje trenin. Tashmë raporti i moralitetit
është 5 me 1. A do ta vrisnit këtë
person për të shpëtuar 5 të tjerë?
Shumë e madhe dilema. Dhe rezultatet
e personave që janë vënë nën
eksperiment tregojnë se truri vihet në
një situatë kaotike. Ideja për të drejtuar
trenin drejt një personi, sesa pesë të
tjerëve aktivizon koren e përparme të
krahut të djathtë, qendra e racionalitetit.
Hipoteza për të çuar një person
të pafajshëm drejtë vdekjes, vë në
punë edhe koren qendrore, pjesë që
lidhet me emocionet. Të dyja këto
pjesë hyjnë në konflikt me njëratjetrën
dhe në këtë mënyrë merren
vendime joracionale. Sipas një kërkimi,
85 për qind e të pyeturve nuk do ta
devijonin trenin, edhe pse e kuptojnë
se në këtë mënyrë do të vdesin 5 njerëz
dhe jo një. Por përse jemi të bindur se
është më mirë të sakrifikojmë një jetë
për të shpëtuar pesë të tilla, në një rast
dhe në një tjetër jo?
Fakti se kemi një program moral
nuk do të thotë që ta vëmë në praktikë.
Diçka duhet ta stimulojë sjelljen e njeriut.
Kjo diçka është komuniteti. Një
studiues pretendon se ekziston një
gramatikë morale që njeriu e ka si dhuratë.
Por në sintaksë mbetet e privuar
nga një kuptim që nuk shprehet me
fjalë dhe kështu kuptimi i asaj çfarë
është e drejtë apo e gabuar bëhet i
pavlerë, nëse dikush nuk na e mëson.
Në komunitetet njerëzore, detyrat
variojnë në kultura të ndryshme. Por,
gjithsesi, natyra e species tonë karakterizohet
nga një sens konfliktual. Kur
bëhet fjalë për të ndihmuar dikë tjetër,
rregulli parashikon për të ndihmuar
atë që ndodhet pranë, duke e injoruar
atë që është larg. Ky qëndrim daton që
në kohërat kur mirëqenia e tribuve
ishte esenciale në mbijetesën e individit
dhe ajo e një tribuje tjetër ishte
një kërcënim. Në fakt, edhe tani ideja
për t‘i shpëtuar jetën dikujt në anën
tjetër të botës me një sakrificë të vogël
nuk është një situatë ideale për trurin
tonë social. Një nga instrumentet më
të fuqishme brenda një grupi është
praktikimi i përjashtimit. Nëse një tribu
siguron ushqim dhe mbrojtje nga
grabitqarët, një votë kundra mund të
jetë e tmerrshme. Edhe besimtarët
kanë praktikuar forma të ndryshme
përjashtimesh. Përjashtimi lind në
mënyrë spontane, kur një shoqëri prej
miliona individësh nuk pranon aktet
e një anëtari të vetëm. Në kohët e lashta,
qeniet njerëzore ishin të pambrojtura
nga grabitqarët dhe evitimi i një
përjashtimi të mundshëm ishte diçka
jetike.
Por përse shpeshherë ne bëhemi të
këqij? Ndonjëherë e humbasim fare
toruan. Por ka shumë ndryshim
ndërmjet dikujt që ka një sëmundje
klinike dhe një serial killer që është
koshient për vrasjet që ka kryer, por
vazhdon t‘i kryejë akoma me gjakftohtësi.
Një studim neurologjik ka
dhënë disa përgjigje për këtë çështje.
Janë vënë nën vëzhgim mendjet e 20
vullnetarëve përballë disa konteksteve
legale dhe ilegale. Aktiviteti cerebral
ndodhej në bajame: pjesë që
lejon të stabilizohet lidhja ndërmjet
akteve të këqija dhe ndëshkimeve.
Por për fat të mirë pjesa më e madhe
e jona nuk predispozohet për të anuar
nga e keqja, pasi morali ka një influencë
më të madhe në arsyetimin
tonë. Por, sfidat më të vështira duhet
t‘i përballojmë kur na duhet të aplikojmë
rregulla morale mbi persona
që nuk i përkasin tribusë tonë. Shulman,
psikolog dhe shkrimtar, punon
me adoleshentë kriminelë në një shtëpi
riedukimi në Nju Jork. Një ditë
mbeti i goditur nga reagimi i disa prej
këtyre adoleshentëve. Pasi këta të
fundit dëgjuan në lajme se tre adoleshentë
kishin grabitur një grua
plakë, reaguan në një mënyrë
keqardhjeje dhe protestuese. Njëri
prej tyre: "Unë nuk do ta grabisja kurrë
një grua plakë, mund të ishte gjyshja
ime". Kështu Shulman i pyeti se
çfarë ishte e drejtë dhe çfarë jo. Ata u
përgjigjën se po të grabisje një "faturino
kinez" ishte diçka e drejtë për ta.
Shulman shpjegon: "Gruaja plakë u
ndjell mëshirë atyre. Ndërsa faturinoja
kinez konsiderohet si një i
huaj". Kjo linjë arsyetimi ndër popuj
dhe komuniteteve të ndryshme është
mjaft e qartë, por akoma më shumë
është lufta midis vendeve ku shtypja
dhe pushteti mbi tjetrin është esenciale
për moralin e palave.
Janë shkruar libra të pafund për
çfarë ka ndodhur në mendjen kolektive
të vendeve si Gjermania naziste
ose Jugosllavia gjatë shpërbërjes së
saj. Por, për sa është e pamundur për
të shpjeguar dhe analizuar vrasës si
Adolf Hitler ose Slobodan Millosheviç,
është e qartë se si këta njerëz arritën
të manipulonin popuj, duke injektuar
në mendjet e tyre ide ksenofobike.
Kemi arritur të krijojmë mjete të tilla,
që na lejojnë të dominojmë planetin,
por zgjuarsia është më e ngadaltë
për të arritur strukturën fizike. Akoma
kemi shumë barbari, përpara se të arrijmë
civilizimin total. Të paktën duhet
të shpresojmë që konfliktet që na
presin të jenë më të vogla se ato të së
kaluarës.SSSASS

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›