E Shtunë, 31 Tetor 2026

E gjithë bota, sytë te finalja



Pas 30 ndeshjeve plot pasion e kualitet erdhi edhe momentin i finales së Kampionatit të 13-të Europian. Ka mbetur vetëm një enigmë, dhe një pyetje të lidhur me të. Kush do të fitojë? Fuqia teutonike kundër artit latin? Muskujt kundër mendjes? Përballja klasike e dy gjigantëve të futbollit europian, ajo midis Gjermanisë e Spanjës, është në qendër të vëmendjes jo vetëm të dy vendeve, që së bashku numërojnë 142 milionë banorë, por edhe te 22 lojtarët që do të hidhen në fushë për të luajtur finalen e madhe.
Ish-trajneri i Anglisë, Graham Tejlor, numëron disa faktorë kyç në performancën e dy ekipeve, ku nga njëra anë është taktika dhe në anë tjetër stili. “Taktikisht është Spanjë më afër, pasi kryen lëvizja më të shpeshta, kundër një Gjermanie që luan një stil direkt loje”, - këmbëngul Tejlor. “Gjermanët luajnë topin më shpejt përpara dhe luajnë me topa të gjatë më shpesh. Spanja luan vetëm me topin, kjo dhe për shkak të lojtarëve me teknikë të shkëlqyer që ka. Gjermania mund të krijojë probleme në lojën në ajër. Mesatarja e skuadrës gjermane është më e lartë se spanjolle, gati 6 cm”. Në dy ndeshje e fundit kundër Portugalisë e Turqisë, Gjermania ka shënuar tre gola, dy nga Miroslav Kloze dhe një nga Mikael Balak. “Gjermania mund të japë shumë krosime për Klozen e Podolskin. Podolski është një lojtar kyçi Gjermanisë, ka shënuar tre gola deri tani dhe mund të përfundojë si golashënuesi më i mirë i turneut nëse ai do të shënojë në finale, pasi Vija nuk luan”. Spanja beson shumë te yjet e saj, Fernanades Torres por dhe të një portier i madh si Iker Kazijas. “Unë besoj se Spanja luan më mirë kur Fabregas është në lojë”, - thotë Tejlor, i cili parashikon se një tjetër e madhe është ajo midis gjermanit Bastian Shvajnshtajgerit dhe spanajolit Kapdevila.
PARASHIKIMI I MATEUSIT- Gjermani-Portugali 2-1. Ky është parashikimi i bërë nga Lotar Mateus. “Do të fitojë Gjermania, por do të vuajë, por çdo gjë do të zgjidhet në kohën shtesë dhe kjo falë një kondicioni më tëe mirë fizik”, - parashikon fituesi i “Topit të artë 1990”, i fituar menjëherë pas fitores së Gjermanisë në Kampionatin Botëror “Italia 1990”. “Them Gjermania. Edhe pse e mbaj gishtin e kryqëzuar mbi buzë. Spanja më impresionoi vërtet kundër Rusisë, nuk mund të luash më mirë se aq. Edhe pse mendoj se në fund do të jetë Gjermania ajo që do të fitojë këtë finale, nuk besoj se do të jetë një shëtitje; para së gjithash edhe për faktin se Spanja u tregua shumë kompakte dhe uniforme kundër Rusisë”, - thorë ish-trajneri i përfaqësueses së Hungarisë. “Gjermania duhet t’i përgjigjet me të njëjtat karekteristika, duke dhënë shumë në mesfushë, duke krijuar lojë e të mos u lërë iniciativën spanjollëve”.
DËMTOHET BALAK – Kapiteni i Gjermanisë, Mikael Balak mungoinë stërvitjen e fundit me përfaqësuesesn e tij për shkak të një dëmtimi, duke vënë në dyshim edhe praninë e tij në finalen e Kampiontatit Europian. Mesfushori i Çelsit po trajtohet në mënyrë intesive nga mjekët e ekipit. “Ne do të shohim se do precipitojë situata”, - tha trajneri i Gjermanisë, Johakim Lëv. “Të gjithë janë duke punuar çdo sekondë me të”. Te Spanja nga ana tjetër mungon David Vija, golashënuesi më i mirë i Euro 2008-s.

Bekenbauer: “Gjermania fiton me penallti”

Franc Bekenbaueri, 2-herë kampion i Botës, tha se ai parashikon se Gjermania do të fitojë finalen e Euro 2008-s me penallti. Legjenda gjermane, i cili ka fituar Kupën e Botës 1974 si lojtar dhe si trajner në vitin 1990, shtoi se ai parashikon se do të ketë shumë gola në finalen e Vjenës, por pret që “mbreti” i ri i Europës, të vendoset nga pika e bardhë. Gjermania nuk ka humbur asnjë herë nga gjuajtjet e penalltive, qysh nga finalja e vitit 1976 kundër Çekosllovakisë, kur Uli Hënes, menaxheri aktual i Bajernit goditi shtyllën.

Guiza: “Nëse fitojmë, do të martohem”

Sulmuesi i Spanjës jep një premtim. “Nëse fitoj Europianin do të martohem”, - thotë golashënuesi më i mirë i Spanjës, Daniel Guiza, 27 gola sezonin e kaluar në Primera Divizion. Si çdo lojtar i Kombëtares spanjolle, në rast fitoreje do të marrë 214 mijë euro, të cilat do t’i shërbejnë atij për të organizuar dasmën me ish-modelen Nuria Bermudez, e cila sot bën edhe menaxheren. Guiza nuk do të luajë nga minuta e e parë, pasi tekniku Aragones do të hedhë në fushë mesfushorin Sesk Fabregas.

Euro 2016 me 24 skuadra

Kampionati Europian 2008 mund të jetë i parafundit që do të luhet me 16 skuadra. Presidenti i UEFA-s, Mishel Platini u takuan në shtunën në Vjenë me 53 presidentët e federatave të futbollit që aderojnë në UEFA. Nga takimi doli edhe konkluzioni unanim. Presidentët janë për zgjerimin e kompeticionit nga 16 në 24 skuadra, duke hequr dorë nga variant me 20 skuadra. Kështu thuajse një në dy skuadra përfaqësuese evropiane do të marrë pjesë në Europianin e ardhshme. Vendimi do të zyrtarizohet nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, që do të mblidhet në fund të muajit shtator në Bordo të Francës. Nëse do të merret “Ok”, formula e re do të hyjë në fuqi në Euro 2016.

DREJT FINALES

Rruga e Gjermanisë

Gjermania bëri pjesë në Grupin B së bashku edhe me Austrinë, Poloninë e Kroacinë. Fitoi 2-0 me Poloninë në ndeshjen hapëse, humbi 1-2 me Kroacinë dhe fitoi 1-0 me Austrinë, duke zënë vendin e dytë në grup. Në çerekfinale fitoi 3-1 me Portugalinë të konsideruar favorite. Në gjysmëfinale Gjermania mposhti në minutën e fundit Turqinë 3-2, duke arritur kështu për herë të gjashtë në një finale të Europianit.

RRUGA E SPANJËS

Spanja bëri pjesë në Grupin D se bashku edhe me Suedinë, Greqinë e Rusinë. Fitoi 4-1 në ndeshjen e parë me Rusinë. Më pas mundi Suedinë (2-1) dhe Greqinë (1-0). Në çerekfinale eliminoi Italinë pas gjuajtjeve të penalltive. Takimi dhe shtesat përfunduan 0-0, ndërsa me penallti Spanja fitoi 4-2. Në gjysmëfinale, Spanja mposhti me meritë Rusinë me rezultatin e pastër 3-0, e duke zënë për herë të tretë një vend në finalen e Europianëve

FINALJA
e EURO 2008-s

E diel
GJERMANI-SPANJË
29.06.2008
Vjenë, ora 20:45
Gjyqtar: Rozeti (Italia)

RENDITJET
FIFA
Gjermania 5
Spanja 4

UEFA
Gjermania 3
Spanja 2

Bastet: 1 x 2
Gjermania 3.1
Barazimi 3.1
Spanja 2.3

Rezultati i saktë
1-1: 6.5
0-1: 7.5
1-2: 10
2-1: 13
Golashënuesi më i
mirë i Euro 2008-s

Vija: 1.3
Podolski: 4.5
Kloze: 19
Balak: 26
Tjetër: 17

Gjermania në Europiane

Francë 1960 Nuk hyri
Spanjë 1964 Nuk hyri
Itali 1968 Nuk u kualifikua
BELGJIKË 1972 KAMPION
Jugosllavi 1976 Finale
ITALI 1980 KAMPION
Francë 1984 Raundi i parë
Gjermani 1988 Gjysmëfinale
Suedi 1982 Finale
ANGLI 1996 KAMPION
Belgj.-Hol.2000 Raundi i parë
Portugali 2004 Raundi i parë
Aus.-Zvic. 2008 Finale
Totali: 10 pjesëmarrje, 3 herë kampion

Spanja në Europiane

Francë 1960 Nuk u kualifikua
Spanjë 1964 KAMPION
Itali 1968 Nuk u kualifikua
Belgjikë 1972 Nuk u kualifikua
Jugosllavi 1976 Nuk u kualifikua
Itali 1980 Raundi i parë
Francë 1984 Finale
Gjermani 1988 Raundi i parë
Suedi 1992 Nuk u kualifikua
Angli 1996 Çerekfinale
Belgj.-Hol.2000 Çerekfinale
Portugali 2004 Raundi i parë
Aus.-Zvic. 2008 Finale
Totali: 8 pjesëmarrje, 1 herë kampion

Takimet e mëparshme
Gjermani-Spanjë

12.05.1935 (M)
Gjermani-Spanjë 2-1
23.02.1936 (M)
Spanjë-Gjermani 1-2
12.04.1942 (M)
Gjermani-Spanjë 1-1
28.12.1952 (M)
Spanjë-Gjermani 2-2
19.03.1958 (M)
Spanjë-Gjermani 2-0
20.07.1966 (KB)
Gjermani-Spanjë 2-1
11.02.1970 (M)
Spanjë-Gjermani 2-0
24.11.1973 (M)
Gjermani-Spanjë 2-1
23.02.1974 (M)
Spanjë-Gjermani 1-0
24.04.1976 (EKE)
Spanjë-Gjermani 1-1
22.05.1976 (EKE)
Gjermani-Spanjë 2-1
02.07.1982 (KB)
Spanjë-Gjermani 1-2
20.06.1984 (KE)
Gjermani-Spanjë 0-1
15.10.1986 (M)
Gjermani-Spanjë 2-2
17.06.1988 (KE)
Gjermani-Spanjë 2-0
21.06.1994 (KB)
Gjermani-Spanjë 1-1
22.02.1995 (F)
Spanjë-Gjermani 0-0
16.08.2000 (F)
Gjermani-Spanjë 4-1
12.02.2003 (F)
Spanjë-Gjermani 3-1
M=Miqësore; EKE=Eliminatoret e Kampionatit Europian; KE= Finalet e Kampionatit Europian; KB=Finalet e Kampionatit Botëror.

10 më të këqijtë e Europianit

Luka Toni dhe Kristiano Ronaldo në dhjetë më të këqijtë e Europës. Ky është konkluzioni i televizionit të njohur sportiv “Eurosport”, që ka publikuar edhe listën e më të këqijve në faqen e tij në internet. Dështimet e futbollistëve, të konsideruar si “jashtëtokësorë” para fillimit të turneut janë trë mëdha, madje disa prej tyre kanë lënë një shije vërtet të keqe, jo vetëm te ekspertët, por dhe te tifozët më fanatikë të tyre.
Ja dhe lista futbollistëve që kanë zhgënjyer, ku midis tyre çuditërisht ndodhet edhe Valon Behrami, i cili sipas medias zvicerane ishte lojtari më i mirë i Zvicrës.

1 - Luka Toni
Asnjë gol, një pafundësi rastesh të humbura dhe me një kondicion fizik për të ardhur keq. Njeriu i 39 golave me Bajernin zhgënjeu plotësisht, edhe pse jo për faj të tij.
2 –Petër Ceh
Gabimi i tij në ndeshjen kundër Turqisë do të mbetet një nga kartolinat negative të turneut. Mendohej se ishte numri 2 në botë pas Bufonit, por tani është kaluar edhe nga Kazijas.
3 - Tiery Henri
Një gol i bukur, me një take të mrekullueshme dhe asgjë tjetër. Dukej shumë larg atij fenomenit që është parë me bluzën e Arsenalit. Një tatëpjetë e pa rikthyeshme.
4 - Adrian Mutu
I zbehur e bllokuar nga presioni për të qenë lideri i skuadrës. Penalltia e gjuajtur në mënyrë të gabuar kundër Italisë është një njollë që vështirë se do të dalë.
5- Mario Gomezh
Kuotat e tij në merkato, shumë të larta në fillim të Europianit, ranë përtokë me një vertikale të shpejtë pas ndeshjeve të para ku nuk la asnjë gjurmë. Gjermania u ndje më mirë kur ai qëndroi në bankinë.
6 - Kristiano Ronaldo
Në një skuadër me më shumë logjikë në raport më të kaluarën, duhet të ishte njeriu në gjendje të bënte diferencën. Përkundrazi humbi në labirintin e driblimeve, sidomos në ndeshjen kundër Gjermanisë.
7- Valon Behrami
Ishte lojtari që bëri më shumë bujë nga Zvicra, por u shua ndeshje pas ndeshjeje. Berhami ishte një nga dy shqiptarët në Europian, së bashku edhe me Ronald Gërcaliun e Austrisë.
8- Antonis Nikopolidis
Ai ishte simboli i një skuadre që kaloi nga një yll te një tjetir në hapësirën e katër viteve. Skuadër pa lojë dhe e privuar nga idetë, e vetmja që nuk mundi të mblidhte qoftë dhe një pikë.
9 - Erik Abidal
I pranueshëm si një mesfushor, por i shëmtuar si një qendërmbrojtës. I denjë për një fund si përfaqësuesja e tij, Franca, gjithmonë e më shumë në rënie të lirë.
10 – Emre Belozoglu
I thirrur për të qenë një lider teknik i Turqisë, humbi midis finteve dhe dëmtimeve, duke i lejuar skenën e fushës shokëve të tij me më pak publicitet.

“The Sun”: 10 zhgënjimet

Euro 2008 u shndërrua në një turne për t’u harruar nga një numër i madh yjesh. Ëndrrat e tyre për të shkëlqyer në Austri e Zvicër tashmë kanë vdekur. Ja dhe 10 dështimet sipas tabloidit anglez “The Sun”.

1 – Luka Toni
2 – Petër Ceh
3 - Erik Abidal
4 - Greqia
5 - Tieri Henri
6 - Mario Gomezh
7 - Vendet organizatore
8 - Adrian Mutu
9 - Karim Benzema
10 – Transmetimi televiziv

10 golat më të bukur

Të zgjedhësh 10 më të bukurit nga 76 golat e realizuar në 30 takimet e deritanishme të Euro 2008-s është vërtet një punë e sikletshme, pasi kërkohet objektivitet. Gjithsesi, faqja zyrtare e UEFA-s ka “guxuar” ta bëjë këtë.

1. Filip Lahm në takimin Gjermani-Turqi
2. Roman Pavlyuchenko në takimin Holandë-Rusi
3. Bastian Shvajnstajger në çerekfinalen Portugali-Gjermani
4. Michael Balak në takimin Austri-Gjermani
5. Nihat Kahveci në takimin Turqi-Republika Çeke
6. Uesli Shajder në sfidën Holandë-Francë
7. Robin van Persie në sfidën Holande-Francë.
8. Zlatan Ibrahimoviç në takimin Greqi-Suedi
9. David Vija në ndeshjen Spanjë-Rusi
10. Uesli Shajder në ndeshjen Holandë-Itali.

30 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›