7.5 milionë euro për kampionen
Spanja ose Gjermania, një nga dy ekipet që do të fitojnë Kampionatin e 13-të Europian përveç trofeut do të përfitojnë edhe një “thes” me euro: 7.5 milionë euro do të përfitojë ekipi kampion dhe 4.5 milionë euro, skuadra që do të humbasë finalen.
Spanja mund të fitojë deri në 23 milionë euro nëse arrin të fitojë në Vjenë, ndërsa Gjermania nëse do të fitojë Kampionatin Europian do të marrë me vete në shtëpi 22 milionë euro. Vendi i dytë, nëse do të fitohet nga Spanja do t’i garantojë asaj një shumë totale prej 20 milionë eurosh, ndërsa për Gjermaninë, po ku vend i siguron 19 milionë euro. UEFA parashikoi në fillim të këtij edicioni 1.3 miliardë euro ë ardhura nga Kampionati Europian 2008, thuajse 50 për qind më shumë se edicioni 2004. 60 për qind vinë nga shitja e të drejtës televizive të shitur në 200 vende (rreth 780 milionë euro), 21 për qind nga marketingu i licencuar dhe sponsorizimet (273 milionë euro), 12 për qind nga prodhime Vip (156 milionë euro) dhe 7 për qind bileta ose 91 milionë euro. Organizimi i turneut kushton në total 600 milionë euro. Në vitin 1992 u fituan 41 milionë euro, 147 milionë euro në vitin 1996, 230 milionë euro në 2000 dhe 854 milionë euro në Portugali 2004. 184 milionë euro u janë dhënë ekipeve pjesëmarrëse për fazën e parë të grupeve, ndërsa 700 milionë euro do të përdoren për projektet në katër vitet e ardhshme.
Finalja, impakti 300 milionë euro
Një studim i kryer në lidhje me efektet financiare të Euro 2008-s, doli në konkluzioni se finalja Gjermani-Spanjë mund të krijojë një impakt ekonomik prej 300 milionë euro. Raporti vlerëson se ekipi që do të shpallet kampion do të fitojë më shumë se 90 milionë euro për shkak të marrëveshjeve të sponsorizimit, të drejtave televizive, të ardhurat nga rritja e çmimeve të biletave, shitjet e produkteve komerciale, turizmi e të tjera shërbime. Studimi ka për autor Universitetin e Konventrit në Angli, që thekson se ekipi që do të humbasë finalen mund të fitojë deri në 40 milionë euro, për shkak të mbërritjes në finale.
30 Qershor 2008