E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia, "furtunë" te tregu i zi i celularëve

Pesë tregtarë ambulantë janë dërguar për
ndjekje penale nga antikrimi ekonomik,
ndërkohë që u është sekuestruar edhe
gjithë malli i kapur në treg të zi. Burimet zyrtare
nga Drejtoria e Policisë së Tiranës bënë të
ditur se seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
në orën 11.00 të së shtunës, në kuadër
të planit të bashkëveprimit për largimin e
tregut të zi, në sheshin përballë Postës Shqiptare
dhe Bankës së Shqipërisë, u organizua
një kontroll ku u bë shoqërimi i pesë personave.
Sipas policisë, u shoqërua Bashkim Muça,
27 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Tiranë,
me arsim të mesëm, i pa dënuar, të cilit
iu konfiskuan 31 celularë të llojeve të ndryshëm.
Gjithashtu u shoqërua Skënder Gjoka,
40 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë,
të cilit iu konfiskuan 39 celularë. "Veç tyre, uniformat
blu shoqëruan edhe shtetasin Ermir
Kaziu, 28 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, të
cilit iu konfiskuan 35 celularë; Bashkim Geci,
36 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë,
të cilit iu konfiskuan 34 celularë dhe Petrit
Toçila, 39 vjeç, lindur në Gramsh dhe banues
në Tiranë, të cilit iu konfiskuan 17 celularë,
31 bateri telefonash dhe 9 karta memorie.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›