E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vidhet një Benz te "Myslym Shyri"

Një tjetër makinë është
vjedhur ditën e djeshme
në Tiranë, ndërkohë që
policia ka nisur punën për gjetjen e
saj dhe identifikimin e autorëve.
Sipas informacioneve zyrtare nga
Drejtoria e Policisë së Tiranës, në
orën 10.00 të paradites, te seksioni
i vjedhjes së automjeteve ka bërë
kallëzim Isa Tahir Mara, 51 vjeç, lindur
dhe banues në Tiranë. Ai ka denoncuar
se i kanë vjedhur mjetin tip
"Mercedes Benz", me targa TR 2130
F, të cilin e kishte parkuar në
rrugicën që del për në rrugën "Myslym
Shyri", afër shkollës "Pjetër
Budi". Sipas tij, mjetin e kishte
parkuar që në orën 17.30 të dy
ditëve më parë. Menjëherë pas denoncimit,
policia ka dhënë targat e
mjetit dhe ka nisur puna për identifikimin
e kapjen e autorëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›