E Diel, 1 Nëntor 2026

E godet kriku i betonieres, vdes punetori

TIRANE - Nje punetor ndertimi, eshte aksidentuar per vdekje teksa ishte duke pritur te shkarkohej nje sasi materiali per ndertim, nga nje betoniere. Ngjarja ka ndodhur dje rreth ores 14.00, ne zonen e Alliasit. Eqerem Spahiu, 50 vjec, eshte goditur ne koke nga kriku i betonieres me te cilen ai punonte, duke gjetur vdekjen e menjehershme. Policia ka shkuar ne vendngjarje dhe ka nisur hetimet ne lidhje me kete aksident. Ne komisariatin e policise eshte shoqeruar shoferi i betonieres. Ai eshte marre ne pyetje per ngjarjen, por njekohesisht po hetohet edhe nese ka zbatuar apo jo rregullat e sigurimit ne pune. Policia ka vazhduar nga ana tjeter, mbledhjen e provave dhe deshmive mbi ngjarjen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›