"Flijimi" i gjimnazistit, nis procesi gjyqesor
KORCE- Nis procesi gjyqesor per flijimin misterioz te gjimnazistit Mikel Ajca, nga Devolli. Megjithese kishte shume pale te interesuara dhe familjare te te ndjerit, qe u gjet i vetevarur dy vjet me pare, Gjykata e Korces vendosi te shtynte seancen per nje dite tjeter. Vendimi u more dje gjate seances se pare, pasi Sonila Voskopi, gjyqtarja qe do te gjykoje dosjen, ka kerkuar argumente me te forta per ankimimin e familjareve te 18-vjecarit, qe pretendojne se djali i tyre eshte vrare. Te pranishem ne salle ishin prinderit e Mikel Ajces, qe kerkuan te njihen me deklarimet e deshmitareve, nderkohe qe i pranishem ishte dhe prokurori i ceshtjes, Hysen Kulla. Seanca u shty me daten 7 prill, pasi gjyqtarja Sonila Voskopi e argumentoi vendimin me mungese te bazes ligjore, per ankimin kunder pushimit te ceshtjes. Per te rinisur hetimet, nevojiten argumente te forte per rihapjen e dosjes. Prinderit e 18-vjecarit dorezuan ne Gjykaten e Korces me 15 mars te ketij vitit kerkesen per rihapjen e ceshtjes. Trupi i Mikel Ajces u gjet i pajete, varur ne nje peme ne Bilisht me 22 shkurt te vitit 2008. Shkak ishte bere perjashtimi nga shkolla e mesme e qytetit, te 18-vjecarit me vendim te drejtorit, te cilin e akuzojne prinderit e te ndjerit. Sipas familjareve, i riu eshte varrosur me shenja dhune ne trup, ne pjesen e poshtme te tij, deri ne heqjen e organeve gjenitale dhe dyshojne se dore ka stafi i mesuesve dhe drejtori. Sipas babait, djali nuk ka pasur shenja litari ne qafe, por hematoma ne bark e stomak dhe demtim te organeve gjenitale.
Dyshimet
Mikel Ajca sipas rrefimeve te shokeve, ishte perjashtuar nga shkolla per rrethana ende te mistershme, prej stafit te mesuesve dhe drejtorit. Disa dite me pas ai u gjet ne nje peme i varur ne litar dhe sipas policise, u gjet nje leter lamtumire, por qe prinderit nuk e moren kurre. Shenjat e dhunes ne trup, mungesa e hematomave ne qafe dhe rrethana te tjera, bene qe familja te kerkonte rihetim.