Zjarri shkrumbon nje dyqan cantash
Tirane-Nje zjarr i rene mengjesin e djeshem ne nje dyqan qe ndodhej ne "Rrugen e Dibres", vec demeve materiale ka shkaktuar panik tek banoret dhe kalimtaret e rastit. Zjarri ka rene rreth ores 07.00 te mengjesit, ne nje dyqan te tregtonte canta per femra dhe aksesore te tjere. Ne vendngjarje kane shkuar forcat zjarrfikese, te cilat kane mundur te lokalizojne zjarrin, i cili po i drejtohej edhe dyqaneve te tjera dhe banesave qe ndodheshin ngjitur me vatren ku ra. Bilanci nga ky zjarr, ishte shkrumbimi total i mallit qe ndodhej ne dyqan, ndersa fatmiresisht asnje viktime ne njerez. Nga hetimet ne vendngjarje, dyshohet se shkak eshte bere nje shkendije apo qark i shkurter ne rrjetin elektrik.