E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagosen pas perleshjes, pranga 2 te kerkuarve

Dy te dyshuar per krimin e plagosjes se rende me dashje ne bashkepunim, u arrestuan nga Policia e Pogradecit pas kater muajsh kerkimesh. Burime zyrtare bene me dije se te ndaluarit jane Renato Capo 25-vjec dhe Mariglen Topuzi 23 vjec, te dy banues ne Pogradec. Topuzi mesohet se ka qene nje here me pare i proceduar me pare per vepren penale te "vjedhjes me dhune". Pas nje konflikti per motive banale, dy te dyshuarit kane qelluar me thike E. Cocken, duke i shkaktuar plagosjen e rende dhe rrezikimin e jetes. Pas krimit dy te dyshuarit jane larguar nga vendngjarja, kurse i plagosuri u mjekua ne spital. Gjykata e Pogradecit vendosi ne mungese ndaj tyre, masen e sigurise "arrest ne burg" dhe pas te dhenave operative kapi mbreme rreth ores 18:30 te dyshuarit e shpallur ne kerkim.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›