E hëna, grabiten 2 benza
16/02/2005 Dita e hënë ka shënuar grabitjen e dy benzave në rrugët e kryeqytetit. Burime zyrtare nga drejtoria e policisë së Tiranës bëjnë të ditur se në orën 16:30 në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", është vjedhur mjeti Benz TR 5857 F, pronë e Flogert Berziut, banues në Kashar. Vetëm pak orë më pas, rreth 22:30 është konstatuar zhdukja e mjetit me targa FR 4760 B, pronë e Bledar Bregasit. Ngjarja ka ndodhur para stadiumit "Qemal Stafa", ku 27-vjeçari kishte parkuar autoveturën e tij. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të këtyre grabitjeve. F.B