Prokuroria, 20 vjet burg babait, vrau për të bijën

16/02/2005 I pandehuri ka pranuar akuzën dhe pret vendimin e gjykatës
Prokuroria e deklaroi fajtor dje të pandehurin Fetah Mullaymeri për veprat penale të vrasjes në rrethana të tjera cilësuese dhe amëmbajtjes pa leje duke i kërkuar gjykatës dënimin me 20 vjet heqje lirie.
Akuza
Sipas akuzës i pandehuri në datë 14 qershor 2004 në orët e para të mengjesit ka gjetur të varur në haurin e shtëpisë, vajzën e tij 16 vjeçe. Sapo ka parë skemën tronditëse, babai është pajisur me një granat dore dhe pa marr parasysh asgjë i është drejtuar makinë me të cilën dy vëllezërit Besnik dhe Eqerem Kuqi tregtonin fruta perime në fshatin Laminot të Korçës. Si pasojë e shpërthimit të granatës së dorës ka mbetur i vdekur shtetasi Besnik Kuqi, ndërsa vëllai i tij Eqeremi u plagos rëndë.
I pandehuri
Para gjykatës i pandehuri është shprehur se dy vëllezërit e ngacmonin vajzën e tij, e cila pësoi një tronditje psikike që e çoi në vetvarje. Këtë "kafshatë" babai nuk e duroi dot. Në momentin që ka marrë granatën dhe ia ka hedhur tek këmbët dy vëllezërve, në shtëpinë e Fetah Mullaymerit ishte mbledhur i gjithë fshati. Dy vëllezërit sipas deklarimeve të bëra nga i pandehuri kishin ditë që ngacminin vajzën. Madje ata ishin orvatur ta dërgonin në Greqi. Të gjitha ngacmimet janë dëgjuar nga vëllai i vajzës dhe bashkëfshatarët. Këtë fakt viktima nuk e ka kapërdirë dot. "Babai pasi mori përgjigje negative nga vëllezërit që ngacmonin motrën, erdhi në shtëpi shumë i irrituar. Ai i tha motrës se djemtë që e ngacmonin nuk e kishin seriozisht dhe se ata do ta gënjenin për ta dërguar në Itali". Ky ka qenë edhe komunikimi i fundit me vajzën. Pas kësaj dite, 16 vjeçarja është ndjerë e ofenduar. Nuk ka dashur t'i dalë përpara të atit edhe pse ai është munduar ta ndihmojë. "Motra të nesërmen e ditës që debatoi me babain vari veten". "Mua më iku vajza në moshën më të re. Tani nuk më intereson më jeta ime". Kjo ka qenë dëshmia e babait të vajzës së quajtur Anila Mullaymeri, që, sipas pretendimeve të familjarëve të saj, u vetëvar nga turpi.