Han: "Me pak fat mund te zeme edhe vendin e dyte"

Ari Han i ka dhënë ekipit Kombëtar shqiptar të futbollit një karakter holandez. Media holandeze e ka ndjekur për tri ditë më radhë trajnerin holandez në suksesin e parë të tij kundër Suedisë.
E PREMTE
Ndërsa orët në mëngjes rrjedhin shumë ngadalë, Ari Han qëndron i ulur në tarracën e hotelit "Tirana International", rezidenca e tij në Shqipëri, duke pirë kafe me asistentin e tij Teo de Jong. Në bllokun e tij të shënimeve janë shigjeta, emra e skema futbolli. Suedia është të nesërmen (6 shtator) kundërshtari i tij i parë në kualifikueset e Kupës së Botës dhe tema e bisedës është në mënyrë të vecantë Zlatan Ibrahimovic, sulmuesi i kryesor i kundërshtarëve, i cili me pagesën e tij vjetore prej 11 milionë eurosh është futbollisti më i mirë i paguar në botë. Ibrahimovic nuk është plotësisht gati, prej disa muajsh, por stafi teknik i Shqipërisë e vlerëson njëlloj rrezikun. Në një faqe të re të bllokut të shënimeve Han skicon mozaikun e skemave që mund të luajë Suedia: "Ne nuk kemi frikë nga Zlatan", - thotë Hani. "Por, unë besoj se ai do të luajë". De Jong shton: "Ne nuk kemi frikë nga Zlatan. Nëse unë do të isha trajneri i Suedisë, unë as nuk do ta thërrisja". Në Shqipëri të gjithë flasin për Zlatanin, por Han përpiqet ta ndryshojë këtë. Në një konferencë shtypi ku janë nëntë kamera dhe pesë gazetarë sportivë (!), pyetja se si mund të ndalohet Ibrahimovici është gjithmonë e pranishme.
"Ata (shqiptarët) janë vecanërisht të interesuar për fuqinë e kundërshtarit në vend të flasin për cilësitë e tyre. Unë jam duke i stërvitur ata për të mos humbur. Unë po përpiqem të gjej një mënyrë për të mos humbur", - thotë Han për gazetën holandeze. "Por, kjo nuk do të jetë e lehtë".
Qysh prej muajit janar, ai është trajneri i ri Shqipërisë, numri 102 në renditjen botërore të FIFA-s. Ai ishte gjithashtu në bisedime me Hungarinë, por ai zgjodhi të qëndrojë në Tiranë. Vendi, prej një kohë të gjatë më i varfëri në Europë, nuk është edhe një vend kaq i keq se bota mendon për të.
Në vitin 1992 erdhi edhe fundi i regjimit totalitar dhe qëllimi ishte rritja ekonomike. Han tregon: "Unë erdha në vitin 1971 kur Ajaksi u ndesh me Tiranën. Imazhi që unë krijova gjatë atij udhëtimi është shumë larg realitetit të sotëm. Shqipëria është një vend në zhvillim e sipër. Hidhni një sy përreth jush, ju do të shikoni se ekonomia punon. Vendi është pozicionuar në mënyrë ideale në detin Adriatik, me një influencë të dukshëm nga Europa Jugore dhe Ballkani. Herën e fundit unë isha në një restorant në qendër të Tiranës, ku kishte edhe vende të rezervuara për disa francezë".
E SHTUNË
Pavarësisht nga efektet e rritjes ekonomike, sporti në Shqipëri vuan nga ndonjëherë nga komplikimet ekonomike. FIFA e pezulloi vendin së fundi për shkak se qeveria dëshironte të kishte influencë më të madhe mbi Federatën e Futbollit. Kryeministri ishte në një parti politike të ndryshme nga ajo e bosit të Federatës së Futbollit. Krerët e rinj të qeverisë bënë shumë përpjekje për ta hequr atë, por FIFA ndërhyri në mënyrë të fortë. Pezullimi u vendos, por pas reflektimit të qeverisë ai u hoq, por i hoqi përkohësisht mundës trajnerit Han të praktikonte stërvitje me ekipin e tij. Nuk i kishte ndodhur kurrë. Ai kishte qenë më parë në thuajse në gjithë botën në Belgjikë, Gjermani, Greqi, Austri, Kinë. Por në Iran e Kamerun po.
Në Kamerun, i ndodhi dicka shumë e habitshme. Edhe atëherë ai bashkëpunonte si tani me De Jong, por shpenzimet iu rimbursuan. Një xhip i blinduar mbërriti në hotel dhe prej dolën dy njerëz me tri valixhe. Hynë direkt e në hotel, duke lënë valixhet me para në dhomë. E gjithë tavolina u mbush me franga kamerunase.
"Gjysmë metri të lartë", - thotë De Jong. "Por, nuk ishin më shumë se 2500 euro. Më pas erdhi edhe një tjetër makinë e blinduar dhe na detyruan të depozitonim paratë në bankë. Jo, Kameruni nuk ishte vendi ideal për të punuar".
Në autobusin e futbollistëve që shkon dret stadiumit mbizotëron një atmosferë relaksuese. Lojtarët shpërthejnë në të qeshura dhe duket se kanë shumë afrimitet me njëri-tjetrin. Fizioterapisti belg Stijn Vandenbroucke punon cdo ditë me lojtarët. "Këta djem kanë një krenari të madhe. Thuajse të gjithë kanë tatuazhe me një shqiponjë, simboli i vendit të tyre. Madje edhe diferencat etnike brenda përfaqësueses nuk ekzistojnë e nuk ka probleme".
Pesë nga lojtarët janë kosovarë, por ata janë përshtatur në mënyrë perfekte me grupin që vjen nga Shqipëria. Përgjatë tifozësh që valëvitin flamuj. Disa prej tyre i ngjiten autobusit, nga gëzimi sigurisht. Tirana është gati për Suedinë.
Por dhe Ibrahimovic duket se është gati për Shqipërinë. Sulmuesi thjesht luan, por gjatë nëntëdhjetë minuta ai nuk mund të bëjë diferencën kundër ekipit të Hanit e De Jongit. Shqipëria në ndeshjen e parë të madhe kundër një kundërshtari të fuqishëm, arrin të marrë lehtësisht një barazim 0-0. Lars Lagerbak, trajneri i Suedisë, tha pas ndeshjes se ai duhej ta ndjente të kënaqur veten pas ndeshjes. Në errësirën e stadiumit "Qemal Stafa", Han i lejon vetes edhe një buzëqeshje. Nuk humbi. "Por, as nuk fitova".
E DIEL
Han është ulur sërish në të njëjtën tavolinë në tarracën e hotelit. Pas tri ditësh (të mërkurën) do të luajë në shtëpi kundër Maltës. Një fitore e Shqipërisë do të thotë se do të jetë në ekipet e kreut të Grupit 1, së bashku me Portugalinë, Hungarinë e Danimarkën. "Ne na konsiderojnë si ekipin e pestë në grup, ndërkohë që objektivi ynë është vendi i katërt", - thotë Han. "Por, nëse ne do të kemi pak fat, mund të shkojë edhe më mirë. Hungaria nuk është një top-ekip, Suedia dhe Danimarka bazohen vecanërisht te lojtarët e vjetër". De Jong shton: "Po të kemi më shumë fat, ne mund të përfundojmë edhe të dytët në grup".
ANTI-MALTA
Në fakt do të ishte një performancë që askush nuk do ta mendonte. Për Han, ky do të ishte një shans, për të bindur Europën për cilësitë e tij. "Për disa njerëz unë kam një emër të keq. Unë nuk e kuptoj arsyen përse duhet të ndodhë kjo. Unë jam i bindur se kjo është një gjë e gabuar. Unë kam punuar shumë jashtë. Qysh atëherë unë kam arritur gjithmonë edhe më shumë në karrierën time. Së fundi, unë lexova një histori të bukur rreth Hoze Murinjos. Ai kishte reputacionin e të qenit njeri i vështirë. Por lajmet vinin nga Portugulia, ndërkohë që ai rritej. Ai është një njeri i shenjtë, ai e kupton realitetin më mirë se kushdo tjetër dhe ky e bën atë te këtë performancë. Imazhi që kanë njerëzit për të është komplet ndryshe nga perceptimi që ka bota për të".
Tashmë e gjithë energjia e Hanit është fokusuar te Malta, një kundërshtar i lehtë në letër, por që për dyshen Han-De Jong është më e vështirë se ndeshja kundër Suedisë. "Ne tani duhet të luajmë për të fituar dhe jo për të humbur. Unë jam kureshtar të shoh se sa larg mund të shkojë ekipi", - thotë Han. De Jong bën zërin e dytë: "Mishel Mifsud, mund të na shkaktojë më shumë probleme se Zlatan". Malta mbyllet të mërkurën, e Han duhet të kthejë faqen për të përgatitur ndeshjen e radhës.
Marrë nga depers.nl