E kaluara që mban peng
Elsa Ballauri
Greva e urisë është një akt ekstrem i protestës politike për të krijuar tek të tjerët (atyre që iu drejtohet protesta) ndjenjën e fajit. Grevat e urisë e kanë prejardhjen nga Irlanda parakristiane dhe fjala e përdorur në gjuhën vendëse Troscadh, do të thotë uri. Troscadh-i kryhet në pragun e banesës ku personi që ka kryer ofendimin jeton dhe i ofenduari e kryen këtë veprim me qëllim që ta përjetojë e vëzhgojë nga afër ndjenjën e fajit që i shkakton tjetrit.
Ndoshta e modeluar me një koshiencë të tillë, greva e sapopërfunduar e socialistëve e arriti performancën e lashtë të saj, duke ndodhur pikërisht në pragun e derës së kundërshtarit.
Të gjitha historitë e grevave të urisë, janë histori dramatike të njerëzve të thjeshtë, personaliteteve, grupeve të ndryshme njerëzish të prekur nga padrejtësitë. Me grevat e urisë është lidhur ngushtë edhe ndryshimi i madh që ndodhi në Shqipërinë post-diktatoriale. Të gjitha, edhe kur dështojnë kanë një domethënie të madhe: një sakrificë ekstreme.
Si të tillë e gjykoj edhe grevën e sapopërfunduar të socialistëve, që megjithëse u mbyll pa prerje shiriti, ka hapur debate të shumta, kryesisht të kundërta: a ishte mirë apo keq, e dobishme apo jo, e nevojshme apo jo, e në mënyrë të pashmangshme ka lënë një gjurmë, që për të mirën e të gjithëve, ka nevojë të trajtohet me shumë kujdes dhe analizë të mençur.
Por duke mos e konstatuar pothuajse asgjëkundi tendencën e “të mirës për të gjithë”, nuk dua edhe unë të nxitohem në analizën e përfundimeve që dha greva: gjithmonë e më shumë mendoj se analizat më të sakta në Shqipëri kanë nevojë për një distancë kohore të konsiderueshme nga momenti që ngjarja ndodh.
Politika ekstremiste
Greva mori me vete dhe përfshiu shumë mendime, ndjenja, emocione të shqiptarëve, të ndryshme dhe të kundërta, pozitive, negative dhe indiferente, përfshiu preferenca të pashprehura ende të disave dhe ndryshim opinionesh të të tjerëve.
Duke e marrë grevën si shembull, dua të ndalem në një element të vetëm që qëndron në marrëdhënien tonë sociale, individuale dhe sidomos në atë politike. Ky element është mënyra ekstreme e përmbajtjes dhe shfaqjes së saj. Ekstremizmi është një ndjenjë dhe sjellje tipike për shqiptarët tepër e vetëndjerë, që natyrshëm ka modeluar edhe forma të tilla. Mënyrat se si shqiptarët veprojnë politikisht, shoqërisht, psikologjikisht, kulturalisht, janë në përgjithësi shumë ekstreme dhe kjo tashmë ka fituar standardin e normales; këtë lloj loje e kurdisim vetë dhe bëhemi pjesë e saj.
Kemi përditë shembuj të tillë: deklarata ekstreme, zëdhënës shtypi me terminologji ekstreme, mitingje dhe kundërmitingje, marrëveshje me të huajt dhe kundërmarrëveshje me ta. Nga ana tjetër, njerëzit e thjeshtë që janë larg strukturave drejtuese, detyrimisht bëhen pasojë pasive ose aktive e këtyre veprimeve. Nga njëra anë të lodhur, por nga ana tjetër stoikë dhe besnikë të traditës së ekstremes: pozicionohen pa u menduar shumë, majtas ose djathtas, shajnë ose lavdërojnë gjithmonë (vetëm) njërën palë, një rrugë të mesme që të arsyetojnë me të mira dhe të këqija bashkë nuk ka. Njerëzit e thjeshtë përplasin grushtet mbi tavolinë që t’iu dalë fjala e tyre dhe lëshojnë fjalë fyese kundër tjetrit që ka mendim ndryshe, njerëzit e thjeshtë mund të zihen deri në dhunë fizike me njëri-tjetrin për hir se iu pëlqen filan politikan dhe jo tjetri. Madje edhe kur nuk pëlqejnë askënd, mund të pranojnë lehtësisht ftesa për t’u rreshtuar në radhë. Ka shumë nga ata që janë mësuar me nevojën e konformizmit, ka të tjerë që e ndjejnë se militantizmi është i nevojshëm dhe besojnë në të, ka edhe nga ata që thjesht janë të lodhur dhe duan që kjo skenë të mbyllet sa më parë të jetë e mundur. Një pjesë e madhe e tyre veprojnë kështu për hir të mbijetesës, një pjesë tjetër, sepse iu është bërë shprehi. Ata frymëzohen e përkëdhelen nga politika ekstremiste, duke u bërë kështu një burim gjenerues për vetë politikën ekstremiste.
Ky është një qark i mbyllur ku njerëzit e thjeshtë kanë humbur e humbasin çdo ditë, duke e kuptuar ose jo këtë humbje dhe ku politika u largohet çdo ditë e më shumë atyre.
Pse?
Veprimet ekstreme, jotolerante, të ashpra nuk janë një gjë e re. Madje ato po përsosen më shumë në këto vite, ndërkohë kur e dimë mirë vlerën e madhe të marrëveshjeve mirëkuptuese dhe paqësore, kur aktorët e politikave që ne duam të imitojmë, i mëshojnë gjithmonë e më shumë diplomacisë proxenos, që në Greqinë e lashtë ishte mënyra paqësore dhe vullnetmirë që një qytet apo familje shprehte ndaj një qyteti apo familjeje tjetër.
Natyra ekstremiste e shqiptarëve është një temë e gjatë, por unë dua të prek vetëm një element, një prej më të rëndësishmëve, për të shpjeguar këtë fenomen.
Ne shqiptarët mbahemi peng nga e kaluara e diktaturës dhe pengmarrësi jemi vetë ne. Nuk gjejmë rehat me të kaluarën në mënyrën si e kemi trajtuar dhe sa shumë e kemi shpërfillur. Kemi qenë të dështuar në përpjekje për ta sjellë atë në koshiencën historike më të gjitha të këqijat dhe të mirat që ka, por koshienca jonë është e dobët për ta mbajtur, sepse edhe veprimi për këtë ka qenë i pamjaftueshëm, ose i pasinqertë.
Mostrajtimi i së kaluarës ka lënë një gjurmë të fortë “kompleksi faji”, që vetvetiu i çorodit veprimet e mëvonshme. Kjo është drama e fortë e “fëmijërisë” sonë, që ne duke mos e zgjuar, e kemi bërë armike të vetvetes e ajo na godet në të tjera sjellje dhe na plagos mendërisht.
Përpjekjet për ta bërë lustracionin e shpirtit dhe mendjes sonë janë përpjekje të vakëta (uji i vakët, thoshte gjyshja e shoqes time: “nuk është as për të pirë, as për të larë kokën”)
“Pavetëdija kolektive” e Jungut funksionon shumë mirë në rastin shqiptar. Asnjë përpjekje e organizuar dhe me qëllim nuk është bërë për të mësuar se historia e një vendi dominohet dhe drejtohet nga e kaluara e vet.
E kaluara qëndron midis ekzistencës sonë të përditshme dhe kohës që ikën si një masë pa formë. Nuk kemi guximin t’i afrohemi.
Por marrëdhënia me të kaluarën është një nga mjetet efikase për të luftuar disa lloj sëmundjesh, që politika dhe shoqëria shqiptare i vuan dhe i stimulon pa dashje për keq. Nëse shqiptarët si të tjerë popuj që meritojnë të merren shembull, si p.sh gjermanët, do të kujtohen se s’kanë mundur ta bëjnë dot pastrimin e shpirtit dhe mendjes, atëherë edhe politika do të kishte një tjetër strukturë: jo atë mospërfillësen dhe tekanjozen, por atë që u duhet njerëzve për të ndërtuar një jetë normale. Ideja e pastrimit është e rëndësishme për çdo individ, është e rëndësishme për një komshillëk të mirë, për një marrëdhënie të mirë qytetar-shtet dhe sidomos për të forcuar realisht strukturat politike të partive, rrjedhimisht edhe të shtetit. Veprimi i pastrimit nuk është një dënim, as edhe heqje privilegjesh, në të kundërt, është vënia në vend e personalitetit të individit dhe sidomos të shtetit. Mendoni një shqiptar që përballet me evropianë të tjerë, ndërkohë që katharsisi në vendin e tij nuk është kryer; sa keq e ndjen veten shqiptari, qoftë politikan, qoftë shkrimtar, qoftë mjek apo bukëpjekës. E nuk është rastësi që gjermanët janë edhe sot e kësaj dite qytetarë të nderuar të botës, në fakt janë pikërisht edhe për këtë: që kanë ditur dhe akoma përpiqen shumë se si të ndërtojnë deri në qelizë antiholokaustin e tyre qytetar dhe shpirtëror.
Ndërkohë, ne jemi ata që i tregojmë botës me zell fytyrën kriminale të pushtetit të diktaturës dhe jemi po ne – sofistë të përjetshëm, që u bëjmë bisht bisedave mbi lustracionin. Kjo gjendje rëndon psikologjikisht, na çorodit, na lodh, na bën të paqartë në atë që duam, përveçse rasteve kur me koshiencë një pjesë e jona mendon si dikur.
Të kthesh sytë nga e kaluara, ta marrësh atë seriozisht dhe të mos e hedhësh tutje si paçavure, nuk është vetëm çështje se a e bëmë apo jo ligjin e lustracionit, jo vetëm çështja a i hapëm apo jo dosjet. Këto ndoshta do të ndodhin dhe ndoshta jo tamam. Por ajo që është e rëndësishme është që të flasësh për hidhërimin e së kaluarës dhe të veprosh me kujdes për ankthin e rikthimit të mundshëm. E shkuara nuk është vetëm një realitet i kaluar, që mund të ndreqet me disa dëmshpërblime. E shkuara është një psikologji e hekurt. Duke mos i marrë masat për ta lëvizur nga vendi, ne i lehtësojmë rrugën për të na magjepsur me fuqinë e saj hidhnake.
E kaluara mundon ata që e pësuan dhe ata që nuk e pësuan tragjedinë e diktaturës, i mundon të gjithë. Për sa kohë nuk do të çlirohemi prej saj, ajo do të na mbajë peng, do ta mprehë në përsosje egërsinë tonë ekstremiste dhe ne do vazhdojmë të shajmë e t’i zëmë pusi njëri-tjetrit deri në asgjësim të plotë.