Shoqëria civile, jo bashkëfajtore me klasën politike
EVA ALLUSHI
Në një hark kohor të shkurtër ndodhën “ngjarje”, me konotacionet e tyre pozitive, apo negative, të cilat siç kuptohet nga shumëkush në Shqipëri, “përtypen” sipas shijeve politike, sipas këndvështrimeve militantiste, sipas një optike interesash etj., etj., motive e nxitje, tek të cilat nuk dëshiroj të ndalem, sepse nuk janë në fokus të këtij shkrimi, të cilin zgjodha ta shkruaj sot, kur askush në këtë vend nuk vuan të paktën fizikisht për shkak të politikës.
Një tjetër fenomen, i ri për këto kohëra, por i vjetër po të kthehemi në vitet para ’90, duhet të na shqetësojë të gjithëve: mobilizimi politik i intelektualëve dhe i shoqërisë civile në një betejë, ku palët kanë rreshtuar ushtritë e tyre.
Paraprakisht, vlen të nënvizohet se ky mobilizim nuk ka precedent dhe të mos lodhet askush për të na dhënë shembuj të frymëzimit intelektual të elitave në botë në mbështetje të njërës, apo tjetrës kauzë.
Në Shqipëri tërheqja e qëllimtë e shoqërisë civile në këtë rrëmujhane pa fund, por me qëllim të përcaktuar e paracaktuar, realizohet në mënyrën më banale të mundshme nga politika, e cila nuk lodhet asfare të kurojë këtë imazh. Absolutisht jo.
Ky fakt duhet të sjellë një reagim të mbarë opinionit. Pse? Ideja se kemi një klasë politike problematike, fajtore për çka po ndodh në këta 20 vjet, na ka bashkëshoqëruar në vijimësi dhe shqiptarët gati-gati e pranojnë këtë si një fat “të zi”. Por përpjekja e qartë për të bërë pjesë të këtij faji një pjesë të rëndësishme të shoqërisë shqiptare, madje sot për gjithë sa përmenda më lart, më të rëndësishmen, shoqërinë civile, intelektualët, përfaqësuesit e elitës shqiptare, është e papranueshme dhe e rrezikshme njëkohësisht.
Nën petkun e civilizimit të një beteje të egër, për interesa dhe vetëm për interesa, po kërkohet të përdoren njerëz të shquar të këtij vendi të vogël, profesionistë me integritet, burra dhe gra që punojnë çdo ditë për t’ia zbardhur faqen këtij vendi, ndërkohë që misioni i politikës ka rezultuar krejt i kundërt. Kjo nuk duhet lejuar. Ky është një veprim që tregon se klasa politike po shkon shumë larg. Nuk mund të pranojmë që të cenohet dhe të nëpërkëmbet shpresa e këtij vendi, ai grupim i shoqërisë, i cili duhet fuqizuar sa më shumë që të jetë e mundur, në mënyrë që forca e frymëzimi krijues i çdo intelektuali, të mbysë vullnetin e mbrapshtë për zotërim, pasurim e denigrim të çdo politikani.
është e pafalshme që para syve të çdo shqiptari të ndahet e të përçahet truri i këtij kombi. Në emër të kujt? Sot, kjo klasë politike është e ftuar nga shqiptarët, sipas votës që secili e ka hedhur ku i ka dashur zemra, të bëjë më të mirën për këtë vend; po nuk e arriti këtë mision, është e ftuar po nga çdo shqiptar të ikë me votë sërish. Po në këtë mision, që për politikanët është kthyer si kalaja e Rozafës, është e pamundur që të përfshihet elita shqiptare. Nëse lejojmë të ndodhë kjo, i kemi mbyllur çdo shpresë për të nesërmen këtij vendi. Askush nuk duhet të bjerë pre e ofertave qëllimtare e zullumqare të politikës, për të pastruar fytyrën e zhulosur me fytyrat e pastra, që herë pas here ia rrëmbejnë shoqërisë civile.
Ky mbetet një mision i pamundur për të dy palët. Pasi në një baltosje të përgjithshme është e vështirë që ta ruash fytyrën tënde të pastër dhe e kundërta, për çdokënd që deri dje i ka rezistuar “familjes politike” është e pamundur që të ruajë pastërtinë atje ku llumi i interesave mbyt çdo aspiratë e çdo vizion që një intelektual kërkon të ndajë e të vlerësojë.
Integriteti dhe koherenca e qëndrimeve, dy qëllime të larta njerëzore, të cilat mbeten të huaja për klasën politike shqiptare, nuk mund të huazohen sa herë që kjo e fundit ka nevojë të gënjejë shqiptarët.
Ka ardhur koha që të bëhet imperative për këtë vend ruajtja, forcimi dhe konsolidimi i shoqërisë civile, si e vetmja shpresë, i vetmi burim nga ku mundet që energjia pozitive e çliruar të garantojë daljen nga ky qerthull.
Dhe ne padyshim nuk jemi rast i veçuar, as i izoluar. Për çdokënd është i njohur konteksti ku operon politika, rrethanat, ambiciet, qëllimet dhe mënyrat e mjetet që përdor për t’i arritur këto. Nuk njihen kufij, nuk njihet moral, nuk njihet integritet, nuk njihen struktura, nuk njihen modele, edhe pse në emër të tyre po flitet kaq shumë.
Dhe mbi të gjitha mbulohet e vërteta. Në emër të “familjes”. Sepse me ç’po duket, ka shumë të vërteta dhe secila prej tyre perceptohet në mënyra të ndryshme, kjo ndodh sepse në këtë vend punohet ethshëm për ta fshehur të vërtetën, sa kohë që askush nuk jep llogari për këtë.
Prandaj, përkundrazi, duhet bërë çdo përpjekje ta shkëputim shoqërinë civile nga kthetrat e politikës. është e papranueshme që shoqëria civile të ndëshkohet nga klasa politike, duke kërkuar që ajo të bëhet pjesë e dështimeve, po mbi të gjitha duke kërkuar që ajo të bëhet pjesë e përgjegjësisë për të ardhmen e vendit, përgjegjësi që sot më shumë se kurrë qëndron mbi kokat e nxehta të politikanëve, të cilët nuk kanë qullosur gjë as kur i kishin kokat të ftohta.
Ka ardhur koha të ndryshohen rolet dhe pozicionet. Ka ardhur koha që elita e kombit t’u kërkojë hesap dështakëve. Sepse misionet e kësaj klase politike kanë dështuar dhe kjo e fundit vullnetplotë, asnjëherë nuk e bëri pjesë të misionit të saj elitën e këtij vendi. As për çështje të vogla, as për çështje të mëdha. Prandaj ka ardhur koha që intelektualët shqiptarë të ndërtojnë e mbrojnë misionin e tyre, i vetmi mision, që meritojnë shqiptarët.