Kushtetuesja,mbarojnë tri mandate
TIRANE - Përfunduan dje në Gjykatën Kushtetuese mandatet e tre anëtarëve. Burime zyrtare nga ky institucion pohuan se gjyqtarët e këtij institucioni u mblodhën për të deklaruar përfundimin e mandateve të tre togave të zeza: Xhezair Zaganjori, Petrit Plloçi dhe Admir Thanza. Kështu, sipas tre vendimeve të djeshme, dita e fundit mandatit të këtyre gjyqtarëve ka qenë e premtja e javës së kaluar, data 21 maj, ndërsa sipas ligjit ditën e djeshme u shpall përfundimi i mandateve. Po kështu, sipas ligjeve në fuqi, këta gjyqtarë do të vazhdojnë të qëndrojnë në këtë institucion derisa të zëvendësohen nga pasardhësit e tyre, të dekretuar nga Presidenti i Republikës dhe të konfirmuar nga Kuvendi me shumicë votash. Vetëm pak ditë më parë, Presidenti i Republikës dekretoi tre anëtarë të rinj për Gjykatën Kushtetuese, por Kuvendi rrëzoi njërin prej tyre, ndërsa dy të tjerët, Altina Xhoxhaj dhe Bashkim Dedja, arritën të merrnin votat e duhura për të fituar mandatet 9-vjeçarë në Kushtetuese, duke zëvendësuar në këtë mënyrë, respektivisht gjyqtarët Kujtim Puto dhe Fehmi Abdiu. Tashmë në këtë institucion janë bosh katër vende gjyqtarësh. fa.ma.