E la gruaja, emigranti i vë zjarrin shtëpisë
• Konflikti i ashpër me gruan në prag të divorcit është bërë dje shkak që një emigrant i kthyer nga Italia t'i vendosë flakën shtëpisë së tij, në zonën e Kombinatit në Tiranë.Dashamir Biçaku Ngjarja ndodhi dje në orën 14:30 kur të gjitha orenditë e banesës së Flamur Zenunit në Kombinat u shkrumbuan, pasi emigranti i kthyer nga Italia i vendosi zjarrin shtëpisë. Policia ka marrë informacion për ngjarjen dhe ka mbërritur menjëherë aty duke ndaluar fillimisht emigrantin 38-vjeçar, Flamur Zenuni. Gjatë kësaj kohe, policët e Komisariatit nr.6 dhe zjarrfikëset kanë mundur të shuajnë flakët që po rrezikonin seriozisht shtëpinë. Pas mbajtjes për disa orë në ambientet e policisë, ndaj Flamur Zenunit është marrë masa e arrestit dje në mbrëmje. Ndaj tij policia ka ngritur akuzat e kanosjes ndaj gruas, ushtrimit të dhunës në familje dhe shkatërrimit të pronës me zjarr. Hetuesit kanë qenë në mëdyshje për arrestimin e emigrantit Zenuni, por më pas duke vlerësuar rrezikun e mundshëm kanë vendosur ta mbajnë atë në dhomat e izolimit. Gruaja e të arrestuarit pretendon se, ai edhe dje ka qenë i pirë dhe për këtë shkak ajo kishte marrë fëmijët dhe ishte larguar tek prindërit e saj.Flakë shtëpisëMesditën e djeshme Flamur Zenuni ndodhej në banesën e tij në Kombinat, kur mes emigrantit dhe të shoqes kanë filluar mosmarrëveshjet. Gruaja sipas burimeve të policisë, edhe më parë kishte ikur nga shtëpia e të shoqit bashkë me fëmijët, siç ka pretenduar ajo, prej kërcënimeve të vazhdueshme të bashkëshortit. Pavarësisht akuzave të gruas, burimet e policisë thanë se emigranti nuk ka dashur të divorcohet nga e shoqja megjithëse bashkëshortet tashmë ndodhen në një proces gjyqësor ndarje në gjykatë. Sipas hetimeve, mesditën e djeshme emigranti është përfshirë në sherr me të shoqen për pronësinë e shtëpisë dhe kujdestarinë e fëmijëve pas divorcit. Familja kishte disa muaj që ishte kthyer nga Italia dhe jetonte në Kombinat. Mosmarrëveshjet mësohet se kishin nisur që në emigracion për shkak të divorcit. Bashkëshortja kishte kërkuar divorcin nga i shoqi, duke pretenduar se bashkëshorti i saj në mënyrë të vazhdueshme konsumonte pije alkoolike. Pasi bashkëshortët janë kthyer në Shqipëri, konfliktet mes tyre duket se nuk janë shuar. Policia tha se, gruaja edhe më parë ishte larguar nga shtëpia, por pas ndërmjetësimeve të familjes, ajo ishte kthyer sërish bashkë me fëmijët. E njëjta gjë ka ndodhur edhe dje, kur pas një grindjeje për shkak të pijes gruaja ka marrë dy fëmijët e saj dhe më pas është larguar në drejtim të prindërve të saj, që banojnë edhe ata në Tiranë. Pasi ishte braktisur nga e shoqja, Flamur Zenuni i ka vënë flakën dhomës së gjumit dhe më pas ka dalë që andej. Banorët kanë lajmëruar policinë dhe zjarrfikëset, pasi kanë parë flakët nga apartamenti. Brenda pak minutave zjarrfikëset kanë mundur të vënë nën kontroll flakët që vazhdonin të përparonin drejt banesave të tjera të zonës. 6 muajmë parë çifti Zenuni ishte kthyer nga Italia në Shqipëri, për shkak të mosmarrëveshjeve të tyre dhe kërkesës së gruas për t'u ndarë3 akuzapenale rëndojnë mbi Flamur Zenunin. Masa e arrestit ndaj tij është marrë dje në mbrëmje nga policia e Komisariatit nr.6 në Kombinat