Reforma në PD, Olldashi: Të ndahen postet organizative
• Kryetari i PD-së së Tiranës, njëherësh ministër i Punëve Publike, Sokol Olldashi, thotë se pos-tet organizative në këtë parti duhet të drejtohen nga njerëz që nuk janë të angazhuar në qeveri.Duke marrë si shembull degën e PD-së së kryeqytetit, Olldashi thotë se është e pamundur që ajo të drejtohet normalisht nga një zyrtar që ka post në qeveri. Njëkohësisht Olldashi bën të ditur se do të japë dorëheqjen nga kreu i Forumit Rinor, për shkak se ka kaluar moshën e lejuar për të qëndruar në këtë forum. Përtej diskutimeve politike ju jeni që një person të jetë edhe në post partiak edhe në post ekzekutiv?Nuk do ta përjashtoja në mënyrë kategorike konceptin, por i mbetem tezës që veçanërisht kur janë poste që kanë të bëjnë me organizimin e partisë, duhet ndarja e funksioneve. I referohem në mënyrë specifike rastit të degës së Tiranës që ju përmendët, për të mos lënë vend për keqinterpretime po i referohem degës së Tiranës. Është e pamundur që Sokol Olldashi ministër të jetë një kryetar dege i mirë. Do të jetë ose një kryetar dege i mirë, ose një ministër i mirë, sepse koha është fizikisht e pamjaftueshme për t'i përballuar me ritmin e duhur të dyja. Kështu që është e domosdoshme që në nivelin e degëve të mëdha, dhe në nivelin e organizimit të partisë të ketë për mendimin tim një ndarje të posteve. Kjo do të thotë që kryetarët e degëve të mëdha duhet të jenë kryetar full-time, është e pamundur që degët e tilla, sikundërse është Tirana ose qytete të mëdha të Shqipërisë, flas për shtatë-tetë qytete të mëdha, të mund të përballohen nga kryetarë partie që treçerekun e ditës e kanë të zënë në ekzekutiv. Kështu që unë do të mbështesja me gjithë fuqinë ndarjen e funksioneve në nivelet e organizimit.2009 nuk është larg...Sa i përket forumit këtu nuk kam konflikt, por këtu kam problem shumë serioz, kam kapërcyer moshën e forumit dhe do të më duhet me shumë keqardhje....... të japësh dorëheqjen?Të jap dorëheqjen natyrisht.Dorëheqjen që do të mirëpritej sidomos nga ai person që ëndërron të jetë kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike?Ajo është dorëheqje shumë e vështirë.Unaza Lindore"Unaza Lindore do të lidhë Bajram Currin me Krumën, Krumën me Kukësin, Kukësin me Peshkopinë, Peshkopinë me Librazhdin për të vazhduar më pas trajektoren nga Librazhdi në Korçë që është e ndërtuar, Korçën me Leskovikun, Leskovikun me Përmetin".