E lidh si qen, pasi e gjeti duke luajtur, në vend që të ishte në shkollë

13-vjeçari i lidhur me zinxhir
Një prind është shpallur në kërkim nga policia sepse ka lidhur për qafe djalin e tij adoleshent në një shtyllë elektrike. Babai i irrituar nga Kamboxhia, ka dënuar në këtë formë djalin e tij 13 vjeç pasi ishte larguar nga shkolla për të luajtur lojëra kompjuterike në internet.
Djali është liruar pas dy orësh pasi fqinjët lajmëruan policinë pasi e panë të lidhur si qen. Policisë i është dashur të gjej një bravandreqës pas ta çliruar nga zinxhiri që ishte mbyllur me kyç.
Zëdhënësja e policisë Cheth Vanny tha: Prindi ishte shumë i inatosur kur pa djalin e tij në një internet kafe, në kohën kur duhet të ishte në shkollë. Pas kësaj ai e ka lidhur për ti dhënë një mësim.
Zyrtarja ka shtuar se ai tashmë është në kërkim pasi një torturë e tillë është e papranueshme.
Sok Thoeun, është larguar pas incidentit për në qytetin Battambang. 40-vjeçari që punon si shofer motoçiklete nuk është në kërkim për abuzim me fëmijët.
Kamboxhia është një ndër vendet me përdorimin më të ulet të internetit në juglindje të Azisë, me më pak se 1.5% të një popullsie prej 14 milion. /F.S/