E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporterët e KiE-së pas katër ditësh në Tiranë, në sitë plotësimi i detyrimeve

Tomas Jirsa dhe Grigore Petrenco

Dy bashkë-raportuesit për Shqipërinë në Këshillin e Evropës do të vizitojnë Tiranën në datat 2-4 prill. Tomas Jirsa, nga Republika Çeke dhe Grigore Petrenco nga Moldavia, anëtarë të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës do të vizitojnë vendin tonë me qëllim për të vërejtur nëse Shqipëria ka plotësuar detyrimet që i rrjedhin si anëtare e KiE-s.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, bashkë-raportuesit do të takohen me Presidentin e Republikës Bamir Topi, kryeministrin Sali Berisha dhe ministrin e Drejtësisë Eduard Halimi. Gjithashtu janë parashikuar takime me lider të tjerë partiak, delegacionin e Shqipërisë në APKE, Komisionin Qendror Zgjedhor, Prokurorinë e Përgjithshme, përfaqësues të OJF-ve, komunitetin diplomatik si dhe me anëtarë të komisionit  parlamentar hetimor për ngjarjet e 21 janarit.

Dy raporterët do të mbledhin fakte sa u takon çështjeve të reformave zgjedhore dhe parlamentare, luftës kundër korrupsionit, zhvillimeve lidhur me zgjedhjen e presidentit të ri si dhe hetimet mbi 21 janarin. Në përfundim të vizitës, Jirsa dhe Petrenco do të mbajnë një konferencë për shtyp.

Florenc Stafa

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›