Shekspiri në skenë, nga një regjisor grek
Autori i Lajmit: Redaksia
Një tragjedi nga një regjisor grek do të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar. Hamleti është shfaqja shekspiriane që do të vijë së shpejti për kryeqytetasit, të cilët këtë sezon të Teatrit Kombëtar kanë mundur të shohin tre tragjedi. Pas shfaqjes “Elektra”, tragjedisë së Sofokliut, nën interpretimin e artistes së madhe të skenës shqiptare, Roza Anagnosti, në rolin e nënës, Klitemnestrës, aktores së mirënjohur Luiza Xhuvani, në rolin e vajzës së Klitemnestrës, aktorit Laert Vasili, e të tjerë dhe me regji të Adonis Filipit është ngjitur në skenë një tjetër tragjikomedi, “Gjashtë personazhe kërkojnë autor”, të Luigji Pirandelos, me regji të Mehmet Xhelilit. Maratona e këtyre tragjedive do të vijojë me “Hamletin”, një ndër veprat më të rëndësishme të Shekspirit. Me veladonin e mesjetës Shekspiri do të sjellë “Hamletin”, e cila në ndryshim nga vepra parë do të ngjitet në skenë nga një regjisor i njohur grek. Do të jetë pikërisht regjisori Jorgo Qimulis, i cili së bashku me një kastë të njohur aktorësh shqiptarë do të sjellë në skenën e Teatrit Kombëtar këtë kryevepër të Shekspirit. Ndërkohë që emri i regjisorit grek është i njohur në skenën teatrore të Greqisë për vënien në skenë të tragjedive të ndryshme. Me këto vepra që Teatri Kombëtar do të sjellë në skenën teatrore për publikun, premton për shfaqje të cilat do të prezantojnë vlera të larta artiske.
Tragjedia që nis me vëllavrasje
Hamleti është njëra ndër veprat më të njohura të Shekspirit. Këtu bëhet fjalë për Hamletin princin e Danimarkës. Babai i Hamletit mbytet nga vëllai i tij Mbreti Klavd për të marrë në dorë pushtetin mbretëror. Pasi merr pushtetin në dorë ai po ashtu martohet me nënën e princit Hamlet, Gertruden. Mbreti Klavd të gjithë i bind se kjo ishte një vdekje natyrore. Por, pasi i lajmërohet fantazma e babait Hamletit, ai e sheh se kjo nuk ishte një vdekje natyrore,por mbreti Klavd e kishte vrarë babanë e tij. Pas ca kohe në qytet vijnë disa aktor të huaj ku Hamleti iu thotë të lozin një ngjarje si ajo që i kishte ndodhur ati. Pas kësaj ngjarjeje Hamleti vërtetohet për vdekjen jo natyrale të babait. Ai kishte të dashur Ofelinë, ajo ishte e bije e Pollonit dhe vëlla e kishte Laertin. Ai fillon të sillet si i marrë për te gjetur mënyrë sa më të mirë se si ti hakmerret Mbretit. Gjatë këtij roli ai vret edhe babain e Ofelis, Pollonin. Pas kësaj ngjarjeje Ofelia ishte shumë e tronditur dhe ajo mbytet në lumë. Kur i vëllau mer vesh për vdekjen e babait dhe të motrës së tij i vërsulet mbretit. Mbreti me dinakërin e tij e bind Laertin se Hamleti ia kishte vrarë babanë dhe i bind që të ndeshen. Gjatë ndeshjes Laerti e plagos me një thikë të helmuar që Laerti dhe Mbreti e kishin përgatitur për Hamletin. Pastaj ndërrojnë armët dhe Hamleti e plagos për vdekje Laertin. Gjatë dyluftimit Mbretëresha pi verën e helmuar dhe vdes. Hamleti i tërbuar e godet mbretin me thike dhe e vret. Laerti në momentet e fundit të jetës i kërkon falje Hamletit dhe vdes. Horati shoku më i ngushtë i Hamletit dëshiron që ta vras veten por Hamleti nuk lejon dhe thotë se dikush duhet të jetoj dhe të tregoj të vërtetën. Pas shume përpjekjeve Hamleti arrin ta vras mbretin por tragjedia përfundon me vdekjen e Hamletit...
Vepra “Hamleti”, e bëri të njohur Shekspirin
Uilliam Shekspir është dramaturgu me i njohur anglez dhe është bërë i njohur me "Hamletin" pastaj me veprën e "Makbeth-it" etj. Uilliam Shekspir lindi në Stratford mbi Avon më 26 prill të vitit 1564. Interesante është fakti se 23 prilli përkujtohet njëkohësisht edhe si dita e vdekjes së tij, 23 prill 1616. Uiliami ishte biri i tretë i John dhe Mary Shekspir. Nga tetë fëmijët e tyre mbijetuan katër, dy prej të cilëve u bënë aktorë: Uiliami dhe vëllai i tij më i vogël Edmund, lindur më 1580, i cili shkoi me të në Londër. Shekspiri konsiderohet si shkrimtari më i shkëlqyer i gjuhës angleze dhe, në mënyrë absolute, një ndër shkrimtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Ai ka qenë komediograf, dramaturg, por edhe aktor. Ai jo vetëm që shkroi disa tragjedi të jashtëzakonshme të cilat hynë në historinë e letërsisë botërore, por edhe shumë komedi dëfryese që nuk u shfaqen kurrë nëpër skenat angleze. Shekspiri ishte edhe autor i 154 sonatëve dhe i një numrit të madh të poemave, disa prej të cilave janë konsideruar si shembuj më të shkëlqyer të letërsisë angleze që është shkruar ndonjëherë. Aftësia e tij qëndronte në të hedhurit e rrëfimit-përtej, për të përshkruar kështu pamjet e brendshme dhe të thella të natyrës njerëzore. Mendohet se pjesën më të madhe të veprave të tij ti ketë shkruar mes viteve 1585 dhe 1611, edhe pse datat dhe kronologjia e veprave që i atribuohen atij nuk njihen me saktësi, duke shkaktuar kështu mangësi në lidhje me hartimin e një biografie të thellë dhe të plotë për këtë figurë madhore të letërsisë. Disa nga tragjeditë më të famshme të Shekspirit janë: Hamleti, Romeo e Xhuljeta, Henriku IV, Makbeth, ndërsa nga komeditë përmendim: Shumë zhurmë për asgjë, Nata e dymbëdhjetë, etj.
Ky lajm është publikuar: 27/04/2010