E majta bojkoton Kuvendin për dhënien falas të kartave
Shumica e deputetëve të opozitës pritet të braktisë punimet e Kuvendit. Nismës së PS-së i bashkohen PSD-ja dhe PDS-ja. Pritet dhe LSI-ja
Shumica e përfaqësuesve të së majtës në Kuvend pritet të bojkotojë seancën parlamentare të ditës së enjte. Burime zyrtare pranë selisë rozë bëjnë të ditur për “Albania”-n se grupet parlamentare të PS-së, PSD-së dhe PDS-së do të jenë në fillimin e punimeve të seancës, ku do të lexojnë një deklaratë, dhe më pas do të largohen nga salla. Sipas burimeve, mendohet se edhe deputetët e Lëvizjes Socialiste për Integrim mund ta bojkotojnë seancën e Kuvendit. Kjo lëvizje vjen menjëherë pas bojkotimit të komisioneve të ekonomisë dhe ligjeve nga përfaqësuesit e majtë.
Bojkotimi
Pas bojkotimit të punimeve në komisionet parlamentare, deputetët e disa partive të majta do të braktisin edhe seancën parlamentare që pritet të zhvillohet paraditen e sotme. Burime brenda selisë rozë bëjnë të ditur se deputetët e Partisë Socialiste janë njoftuar që të mos shkojnë në seancën parlamentare. Në sallën e Kuvendit pritet të shkojnë vetëm drejtuesit e Grupit Parlamentar të PS-së, Valentina Leskaj dhe Erion Brace, si dhe deputetët Fatmir Xhafaj dhe Kastriot Islami. Burime për gazetën bëjnë të ditur se kryetarja e Grupit, zonja Leskaj, do të lexojë një deklaratë në fillimin e punimeve të seancës së ditës së sotme. Me anë të saj socialistët do të deklarojnë se “derisa të zgjidhet çështja e kartave falas, deputetët e PS-së do të bojkotojnë Kuvendin.
Sekretari për Çështjet Ligjore në PS, Fatmir Xhafaj, deklaroi se opozita do të braktisë sallën e Parlamentit në rast se qeveria nuk do të japë falas kartat e identitetit. Ai tha se PS-ja do të shkojë në Parlament vetëm nëse qeveria do t’i pajisë të gjithë qytetarët me letërnjoftime elektronike. "Vota e shqiptarëve dhe rëndësia që merr një proces i lirë dhe i ndershëm është më e rëndësishme se çdo lloj sfilate parlamentare të kryetares së Kuvendit", - tha Xhafa.
Aleatët
Të njëjtin qëndrim do të mbajnë edhe aleatët e tjerë të PS-së. Nënkryetari i PSD-së, Engjëll Bejtja, u shpreh pas mbledhjes së Kryesisë së kësaj partie se ata do të ndjekin të njëjtën linjë me PS-në. Ai u shpreh se e majta do të ketë një qëndrim të përbashkët. “Pajisja e qytetarëve me letërnjoftime elektronike është një çështje mjaft e rëndësishme për ne”,- tha Bejtja. Ai u shpreh se deputetët e PSD-së nuk do të shkojnë në Parlament dhe në komisione derisa qeveria të zgjidhë çështjen e kartave.
Edhe nga PSD-ja pritet që të shkojë një prej deputetëve dhe të lexojë një deklaratë për kartat. Çështja e kartave ka qenë edhe një nga pikat kryesore që u diskutua në mbledhjen e Kryesisë së PSD-së. Të njëjtin qëndrim do të mbajë edhe deputeti i vetëm i Partisë Demokracia Sociale. Edhe ai pritet që të mos marrë pjesë në seancën parlamentare. Ndërsa në komisione, PDS-ja nuk është e përfaqësuar. Socialistët kanë bojkotuar ditën e martë punimet e komisioneve parlamentare. Deputetët e PS-së nuk morën pjesë as në mbledhjen e Komisionit Parlamentar të Ligjeve dhe as në mbledhjen e Komisionit Parlamentar të Ekonomisë. Liderët e majtë kanë ngritur shqetësimin për ecurinë e pajisjes së qytetarëve me letërnjoftime elektronike. PS-ja ka propozuar kohë më parë për shpërndarjen e kartave falas. Ndërkohë, qeveria, deri tani ka marrë vendime për të ulur tarifat për disa kategori të caktuara, si: pensionistët, personat që marrin ndihmë sociale, studentët etj.
23 Prill 2009