PS-ja: Kartat, zgjedhjet në rrezik
Sekretari i PS-së, Xhafa: “Kanë mbetur edhe pak ditë për shmangien e rrezikut” . Socialistët i propozojnë qeverisë 4 masa për shpërndarjen e kartave falas
Luis Tanushi
Partia Socialiste paralajmëroi se në rast se qeveria nuk do të marrë masa të menjëhershme për dhënien e kartave falas, procesi zgjedhor do të dështojë. Sekretari për Çështjet Ligjore në PS, Fatmir Xhafaj, e quajti dramatike situatën ku ndodhet procesi i pajisjes së qytetarëve me letërnjoftime elektronike. “Ne, Partia Socialiste, konsiderojmë se në rast të mosmarrjes së masave të menjëhershme dhe radikale për të ndryshuar qëndrim në pajisjen e qytetarëve me letërnjoftim elektronik, atëherë, politikisht, ligjërisht, moralisht dhe praktikisht, procesi mund të konsiderohet i dështuar”, - tha Xhafa. Ai shprehu shqetësimin se pajisja e qytetarëve me letërnjoftime është në limitet kohore, që do ta çojë procesin në pikën e moskthimit. Një pikë që, sipas tij, do të shënojë frakturën përfundimtare dhe aksidentin final e të pritshëm të shkatërrimit të institucionit të zgjedhjeve, që do të cenojë përfundimisht të drejtën kushtetuese të qytetarit shqiptar për të vendosur për qeverisjen dhe qeverisësit e tij.
Po kalojnë afatet për kartat
Xhafa deklaroi se taksa e votës është duke u shndërruar në taksë për demokracinë dhe të nesërmen e saj. Deputeti i opozitës akuzoi qeverinë shqiptare dhe në veçanti kryeministrin e saj si iniciues dhe organizatorë të qëllimshëm të këtij procesi.
Ky proces, sipas selisë rozë, është i çorganizuar dhe masat e marra nga qeveria si masa gjysmake dhe qesharake. Xhafa u shpreh se këto masa dëshmojnë sa paaftësinë e qeverisë për zgjidhjen e problemit, po aq dhe tentativën e saj të paprerë për ta drejtuar procesin në qorrsokak dhe bashkë me të, orientimin për të futur gjithë vendin në një spirale të papranueshme dhe të paparashikueshme krize politike. Ai foli edhe për vendimin e fundit të qeverisë për subvencionimin dhe dhënien falas disa grupeve të caktuara shoqërore. Sipas PS-së, fakti që procesi i aplikimit nuk ka filluar në 111 komuna të vendit, është një atentat i paramenduar i qeverisë ndaj themelit të shoqërisë demokratike e shtetit ligjor, zgjedhjeve të lira e të ndershme, ndaj të nesërmes së vendit. “Vendimi i fundit i qeverisë, pavarësisht brohorive shtetërore e partiake, megjithëse ka kaluar një javë nga firmosja, ende nuk ka nisur të zbatohet dhe nuk u është shpërndarë njësive vendore me justifikimin absurd se mungon udhëzimi i Ministrisë së Financave dhe kjo sepse ministri na qenka te Muri i madh Kinez, atje ku është duke u kënduar versioni i ri i këngës së vjetër ‘Dy luanë ka sot bota, një Azia e një Europa’”,- tha sekretari për Çështjet Ligjore në PS.
Propozimet e PS-së për kartat
PS-ja propozoi heqjen e çdo lloj pengese votuesve pa pasaporta që aplikojnë për letërnjoftim elektronik. Xhafa u shpreh se PS-ja kërkon që procesi i pajisjes së qytetarëve me letërnjoftime elektronike të bëhet sipas parimit “One Stop Shop”, e thënë ndryshe, “të gjithë shërbimin në një sportel”. “Me këtë vendim mundësohet eleminimi tërësisht i taksës së votës, burokracia e tepërt, mundësit për aplikim selektiv, çdo lloj mundësie për manipulim si dhe fitohet koha e humbur në kushtet kur jemi në afatet minimale kohore”, - tha Xhafa. Partia Socialiste ka kërkuar nga qeveria prej disa kohësh që të jepen falas kartat e identitetit. Disa ditë më parë kryesocialisti Rama i dërgoi edhe një letër kreut të qeverisë, Sali Berisha, për këtë çështje. Madje është propozuar edhe ulja në një tryezë bisedimesh mes qeverisë dhe opozitës, por deri tani maxhoranca nuk ka dhënë asnjë shenjë të marrjes në konsideratë të këtyre propozimeve; përkundrazi, ajo e sheh procesin të suksesshëm dhe optimiste se mbyllet në kohë, deri ditën e zgjedhjeve.
Masat
1. Votuesi të shkojë drejtpërdrejt te stacioni i aplikimit, pa qenë i detyruar të shkojë te zyra e bashkisë, komunës, e pensioneve apo te posta e kryeministrit.
2. Votuesi të vetëdeklarojë në një dokument standard të nënshkruar prej tij për statusin përkatës të përqasur me listat zyrtare.
3. Dokumenti i vetëdeklarimit mbahet nga firma koncesionare dhe i paraqitet shtetit për efekt të detyrimit financiar.
4. Organet shtetërore realizojnë në vijimësi procesin e shlyerjes së detyrimit nga shtetasit që kanë përfituar këtë shërbim kundrejt tarifës përkatëse.
23 Prill 2009