E majta, në kthetrat e para-fashizmit
Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka ripërsëritur dje kursin e deklaratave të ashpra kundër kreut të PS-së Edi Rama. Gjatë punimeve të Konventës Kombëtare të Lëvizjes Socialiste për Integrim, mbledhur dje në Tiranë, duke analizuar me përgjegjësi situatën politike ne vend, aktivitetin e strukturave drejtuese dhe vendimarrjen e deritanishme të forumeve te saj, Kryesisë dhe Komitetit Drejtues Kombetar, dënoi prishjen e njëanshme nga lidershipi i Partisë Socialiste të marrëveshjes politike të partive opozitare. Duke e konsideruar si një akt të rëndë kundër opozites, e elektoratit të majtë, në sajë të demonstrimit të qartë të interesave personale gjatë fjalës së tij kreu i LSI-së Meta, deklaroi se “lidershipi i Partisë Socialiste ka dëmtuar rende aksionin opozitar, ka zgjatur dhe thelluar në mënyrë të mëtejshme krizën politike, duke cënuar rëndë interesat kombëtare në tërësinë e tyre, duke i zëvendësuar ato me interesa të ngushta e të mbyllura klienteliste të momentit”. Sipas Metës, për Kryetarin e radhës së PS-së, nuk është problem që një ditë të shfaqesh si antisocialist i tërbuar dhe një ditë tjetër si kryetar i socialistëve, një ditë si militant i tërbuar i PS-së, dhe ditën tjetër si qytetar dhe paparti, një ditë të jesh anti-Berisha më i madh, një ditë të përjashtosh 6 deputetë se bashkëpunojnë me Berishën, por një ditë ta damkosësh Fatos Nanon si ortak të Berishës, por pak muaj më vonë t’ia kalojë edhe atij dashurinë e madhe. Meta vuri në dukje se pavarësisht se çfarë përfaqëson sot kryebashkiaku që e ka harruar Tiranën dhe që vrapon të shkojë në një fshat të Pukës 5 orë, për të zbuluar se sa e varfër është atje popullsia, kur vetëm 5 min me makinë nga zyra e tij mund të shikojë se në çfarë mjerimi banojnë ata që ai duhet t’i qeverisi; banorët e Laprakës, të Alliasit, të Kombinatit, të Sharrës, dhe të shumë zonave të tjera. “Mjafton të shkojë në një ceremoni varrimi për të parë se prej vitesh nuk ka vende as për të varrosur njerëzit dhe duhet të paguash njerëzit të bashkisë për të varrosur të afërmit e tu”- theksoi më tej kreu i LSI. Ai vijoi duke bërë me dije se të gjitha zhvillimet politike në opozitë pas 18 shkurtit kanë ndryshuar pothuajse në mënyrë drastike. “Koalicioni opozitar është shkatërruar çdo ditë e nga pak nga kreu i PS-se pas rizgjedhjes si kryetar i bashkisë së Tiranës, për t’i hapur rrugën pas largimit të padrejtë të kryeprokurorit një aleancë faktike dhe të përditshme Berisha-Rama, apo ndryshe edhe Bashki-Qeveri, misioni i se cilës është përjetësimi i pushtetit të dy protagonistëve dhe kthimi i gjithë sistemit demokratik dhe qeverisës në vend në një bunker për të gjithë shqipotarët ku të mos kenë të drejtë të thonë fjalën e tyre, ku të mos kenë të drejtë të bëjnë zgjedhjen e tyre, madje as të shprehin vullnetin e tyre për të zgjedhur, dhe që gjithë shqiptarët të jenë si lypsa para këtyre zotërinjve dhe që mund t’i hedhin për bamirësi ndonjë lëmoshë, dhe nuk duan t’i shohin shqiptarët si patner, si kontribues në rrugën e integrimit europian të Shqipërisë”, tha ai. Ndërkaq, Meta u shpreh edhe kundër paketës së propozimeve për ndryshime kushtetuese. “Përveç propozimeve për sistemin zgjedhor, propozohen edhe një sërë ndryshimesh që prekin thelbin e institucioneve tona demokratike, që i japin fuqi të madhe Kryeministrit dhe cënojnë mekanizmin e kontrollit e të balancës. Ne e denoncuam këtë përpjekje dhe jemi të vendosur të mbrojmë kushtetutën nga ky agresion i ri. Berisha ka qenë gjithnjë kundër kësaj kushtetute dhe beri fushatë kundër saj, e tash kërkon ta ndryshojë atë për qëllimet e pushtetit te tij, jo më duke u ballafaquar me qytetarët e Shqipërisë, por duke gjetur një partner tek lidershipi aktual i PS”, u shpreh më tej lidershipi i LSI-së, Ilir Meta.
Konventa Kombetare e LSI-se shprehu vlerësimin, mbështetjen dhe mirënjohjen e saj unanime dhe të palëkundur për dy ngjarje historike për kombin shqiptar dhe të gjithë faktorët ndërkombëtarë e vecanërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian e NATO-n, që nëpërmjet kontributit të tyre në vite e vendimarrjes së tyre historike mundësuan realizimin e dy ëndërrave të mëdha për të gjithë shqiptarët: shpalljen e Pavarësisë së Kosovës dhe ftesën për anëtarësim në NATO që Shqipëria mori në Samitin e Bukureshtit. Gjithashtu Konventa i kërkoi me forcë lidershipit të LSI t’i kundërvihet pa asnjë ekuivok tentativave të tilla të kreut të PS-së, tepër të rrezikshme
e të ndërmarrë të gjitha aksionet e nevojshme demokratike, politike e qytetare për parandalimin e tyre.
Në të njëjtën linjë me kreun e LSI-së kanë qenë dje edhe kreu i PDS-së, Paskal Milo dhe ai i Aleancës Demokratike, Neritan Ceka. Që të dy gjatë fjalës përshëndetëse e kanë cilësuar “politikën e re” të Ramës si një farsë ndërsa kanë konfirmuar se do të jenë pjesë e koaliconit të ri opozitar. Më i ashpri është treguar Neritan Ceka, i cili duke kujtuar sjelljet më të fundit të Edi Ramës i ka cilësuar ato si klithje që të kujtojnë veç paradigmën e Duçes e të fashizmit. Megjithatë, apeli s’ka ndikuar shumë, pasi edhe diskutantët në konventën e LSI-së, edhe replikat e djeshme të disa deputetëve të tjerë socialistë, kanë qenë thellësisht të tensionuara, të mbushura me një gjuhë likuiduese, çka paralajmëron një epokë parafashiste në radhët e së majtës. Edhe pse të ftuar në konventën e djeshme të LSI-së mungonte kryesocialisti Edi Rama dhe kreu socialdemokrat, Skënder Gjinushi. Selia rozë ka reaguar ndaj akuzave të Ramës me anë të deputetit socialist, Taulant Balla. Sipas këtij të fundit, e gjithë beteja e Metës bëhet për postin e kryeministrit. Balla theksoi se pavarësisht lëvizjes politike të LSI-së, PS e drejtuar nga Rama do të vijojë rrugën e saj e nuk do të ndikohet nga politika e mllefit që ka mbërthyer lidershipin e LSI-së.
Pas përçarjes, Gjinushi ndihet violinë e parë e Edi Ramës/Cinizmi i thekur i ekspoentëve të së majtës së kalbur ka kamufluar me deklarata antipolitike edhe gjatë ditës së djeshme në një aktivitet rinor me përfaqësues të rinisë së PSD-së, së Skënder Gjinushit në qytetin e Fierit. Duke mos pasë asnjë lloj kontributi në politikë, Gjinushi para të pranishmëve të rinj u zu ngushtë nga inferioriteti dhe përdori për antipropagandë ndaj qeverisë shpërthimin e Gërdecit, duke hedhur menjanë cdo moral të qenësishëm politik, e duke mos arsyetuar se në atë shpërthim tragjik humbën jetën dhjetëra njerëz të pafajshëm. Një nga xhaketat e vjetëruar të politikës në Shqipëri, u përpoq që të tërheqë vëmendjen e të pranishmevë të rinj dhe të reja, me synimin e se alternativa edramise Gjinushi-Rama, duhet të të triumfojë të zgjedhje dhe njërëzit, elektorati i thjeshtë të mos bëjë më gabimet e së shkuarës që sollën në pushtet këtë qeveri. Kësisoj, ky mercenar i komunizmit të vjetëruar, në vend që të fliste për të ardhmen e rinisë në tërësi dhe sfidat e vështira që vendi ka përpara, në sajë të të cilave do të vlerësohet edhe kontributi i të rinjve të talentuar shqiptarë, ai përdori retrospektivën e hidhur për të dalë nga bataku, në të cilin u fut kur erdhi cështja për kontributet në politikë. Kjo vijë masash politike tërë avangarditet dhe populizëm të skajshëm, nuk po le pas të shkuarën e hidhur dhe të merret me cështje humane në dobi të shtresave në nevojë dhe të prekurve nga tragjedia e Gërdecit. Ai përsëri bëri thirrjen anarkike ndaj pushtetit, duke kërkuar protesta masive kundër qeverisë që futi Shqipërinë në rrugën e integrimit në NATO. Në konferencën e Forumit Rinor në Fier, ai referoi se rinia shqiptare po ndeshet çdo ditë me gabimet e politikës. Sipas tij, rinia nuk është indiferente ndaj politikës sepse nuk mund të jenë indiferente ndaj të ardhmes së tyre. Ndërkohë me tej Gjinushi ka vazhduar me sinkronizmat e tij, duke përmendur edhe rastin e tragjedisë së Gërdecit duke theksuar se ajo ngjarje ishte pasqyrimi i reformave të dështuara të qeverisë. “Gërdeci nuk ishte aksident, por dëshmi e dështimit të reformave”, ka deklaruar ai. Kësisoj, ky eksponent i politikës së thatë në të gjithë takimet e tij me të ruinjtë socialdemokratë të vetmen epiqendër ka patur tragjedinë e Gërdecit dhe kërkesën për dorëheqje të qeverisë. Kur të rinjtë prisnin ndonjë alternativë vlerore për një të ardhme më të mirë të rinisë shqiptare, Gjinushi kthehet te Gërdeci dhe thotë se e ka fajin qeveria aktuale. Kur vihet re e mungesës së perspektivës së rinisë shqiptare, Gjinushi përsëri thotë se e ka fajin qeveria, megjithëse në takimet me të rinjtë ka shkuar për të promovuar vlerat dhe alternativat programore të partisë që drejton dhe të strukturave të forumit rinor. Por në kushtet e asfiksisë ideore politike të partisë që ai drejton dhe të skarcitetit të tij moralo-politik, për shumë cështje shqetësuese, ai e sheh më të arsyeshme për të dalë nga bataku i politikës së thatë, duke bërë përgjegjës qeverinë për gjithçka që Gjinushi mendon se përgjegjësia nuk i përket atij dhe krahut politik të cilit i përket edhe kur ishin vetë në pushtet gjatë 8 viteve me kleptokracinë sheshit.
Leonard Quku