Mozli: Largohem në vitin 2009
Maks Mozli, presidenti i FIA-s, ka deklaruar për mediat angleze se kishte planifikuar gjithsesi të linte detyrën e tij në vitin 2009. "Nëse pas këtij viti do të më kërkojnë që të vazhdoj punën, atëherë do ta bëj një gjë të tillë, në të kundërt, do të dal në pension. Në vitin 2009 do të jem 69 vjeç, që është mosha e duhur për t‘u larguar. Videoja? E përsëris që nuk ka ndikuar në këtë vendim, pasi kam kaluar 15 vjet në këtë detyrë dhe isha i ndërgjegjshëm se ka ardhur koha të largohem", tha ai.