Intervista/Koçi: PS-ja e Ramës është katandisur në një shoqatë vullnetare, po i kthejmë sytë nga LSI-ja
Në mbledhjen e fundit të Asamblesë Socialiste, kryesocialisti Edi Rama deklaroi se PS-ja pavarësisht kritikave nga aleatët do të mbështese ndryshimet kushtetuese në kuadër të Reformës Zgjedhore. Sa të rrezikshme e shihni këtë sjellje për kohezionin që duhet të ketë opozita?
Sistemi politik që ka zgjedhur Rama, si në parti ashtu edhe në institucionet publike është centralizimi total. Pra, të gjitha pushtetet kryetarit! Ky lloj sistemi, nuk mund të sjellë kurrë kohezion por vetëm përçarje. Kohezioni buron nga shpërndarja e pushteteve dhe kontrollueshmëria e tyre prej publikut, zgjedhësve. Edi Rama është aktualisht politikani më i pakontrollueshem i rajonit, jo vetëm i Shqipërisë. Për të, forumet e partisë janë copa lecke, të cilat duhet t’i japin shkëlqim vendimeve personale të tij. Asambleja e Partisë Socialiste, mori një gjoja –vendim, për të përkrahur projektin e Ramës, projekt që është dorëzuar në Kuvend para një muaji. Për politikën e re, rregulli institucional është armik.
Duke qenë se Reforma Zgjedhore ka hapur temën e rishikimit të Kushtetutës, cilat pjese të saj mendoni se duhet të ndryshojnë?
Për ndryshimet e mundshme kushtetuese, duhet ndërmarrë një debat i gjerë dhe i hapur publik. Marreveshja konfidenciale Rama- Berisha, për të marre nën kontroll personal listat e kandidateve për deputetë, vetëm demë do t’i sjellë Shqipërisë. Këtë sistem populli e rrëzoi në vitin 1994. Nga ana tjetër, politika shqiptare e mendon Kushtetutën si një copë letër, ku mund të shkruajë çfarë i do qejfi sa herë arrihet numri i nevojshëm i votave. Kjo lloj politike, ta bën Gerdecin, sa here i mbushet mendja. Një politikë jashtë kontrolli.
Ditet e fundit, shihet nje rigjallërim i Lëvizjes Politike Institucionale në takimin e Vlorës dhe së fundmi në Shkodër. Ju keni folur për një projekt të ri që i nevojitet PS-së. Në çfarë konsiston ky projekt?
Projekti i ri synon ribërjen e Partisë Socialiste, si një forcë e majtë dhe e çliruar nga sistemi “Delijorgji”. Politika e re e Ramës, është një demagogji dhe anarki në planin teorik dhe shesh ndërtimi për Delijorgjin në planin praktik. Partia Socialiste, nga struktura politike me e fortë dhe e organizuar në vend, është shndrruar në një shoqatë të vullnetarëve të Ramës. Deputetet kanë harruar çdo përgjegjësi politike, për të cilen janë zgjedhur dhe po vrapojnë për ti thurrur lajka, për t’i lepirë këpucet Edi Ramës, që të kenë fatin e përfshirjes në listat ramiste. Sinqerisht më vjen keq, por kjo është e vërtetë.
Mbas ndërprerjes se turit nga ana e Fatos Nanos, me çfare kreditesh të reja Levizja Politike Institucionale ka zbritur në bazë?
Gjendja e Partisë Socialiste dhe korrupsioni politik tek lidershipi socialist, jane rënduar me tej. Nevoja për një alternative të re dhe fituese, po i bie këmbanës për veshët e socialistëve të vërtetë .Shanset për bashkimin e opozitës në një koalicion të madh janë rritur. Edhe Lëvizja Socialiste për Integrim, Partia Demokracia Sociale dhe Partia Aleanca Demokratike, ndryshuan kursin e nënshtrimit ndaj Ramës dhe po përfaqësojnë një projekt ndryshe. Socialistët e vërtetë kanë nevojë për përfaqësim. Do ishte krim që ne ta shpërdoronim këtë nevoje duke e injoruar.
Mbas disa zgjedhjeve në Partinë Socialiste, çfarë mendoni se ka ndodhur me strukturat e bazës, në raport me premtimin e kryesocialistit Rama për shndërrimin e PS-së në një parti që do t‘i perkiste në rradhë të parë anëtarit të thjeshtë?
Anëtarët i duhen Edi Ramës në rresht, për t’i dhënë karrigen atij dhe një grushti njerëzish në Partinë Socialiste. Tani Rama i merr vendimet vetë. “Një anëtar -një votë”, duhej perdorur më shumë se kurrë, pikërisht në përzgjedhjen e sistemit që do propozonte PS-ja përsa i përket reformës zgjedhore. Por mesa shihet për këto pune, Ramës nuk i duhet populli nëpër këmbë.
Përse zgjedhjet organizative në PS, të programuara për muajin shkurt nuk u zhvilluan?
Partia Socialiste është vetëm një shoqatë. Statuti, rregulli, ligjshmeria, institucionaliteti janë politikë e vjetër. Tashmë, Rama i merr vendimet me Berishën,
jo me socialistët.
Bisedoi Silvana Tresa