E majta përjashton aleancat parazgjedhore

14/03/2005 Koalicioni për Integrim do të funksionojë si i tillë vetëm pas votimeve të kësaj vere
Ceka dhe Xhuveli kudnërshtojnë formulën e zonave të lira
Aleancat
Partitë e majta shqiptare, aktualishit po përgatiten të dalin të vetme në zgjedhjet e përgjithshme për Kuvend, pa formuar koalicionet e tyre tradicionale. "Koalicioni për Integrim" i cili përbëhet nga Partia Socialiste, Partia Socialdemokrate, Partia Aleanca Demokratike, Partia Agrare Ambientaliste, Partia Bashkimi i të Drejtave të Njeriut dhe Partia Demokracia Sociale, ende nuk ka treguar një vullnet të qartë politik për të hartuar një platformë të përbashkët veprimi për zgjedhjet e kësaj vere. Duket se çdo veprim politik apo aleancë e mundshme do t'i lihet rezultateve që do të sjellin zgjedhjet. PS-ja, e cila aktuliasht qeveris në të tre nivelet me përfaqësuesit e aleatëve të saj në koalicion, ende nuk ka përgatitur një strategji për të ftuar partitë e vogla të përforcojnë qëndrimet e tyre rreth një boshti të përbashkët. Ndërkohë, aleatët e PS-së shprehen për "Metropol" se, tashmë veprimtaria e struktuarve të subjekteve të tyre politike, është përqëndruar në përgatitjen e listës së kandidatëve për deputetë. Nga përfaqësuesit e partive të vogla të majta, nuk bëhet fjalë as për të kërkuar apo ofruar zona të lira nga PS-ja për kandidatët e tyre. Megjithatë, ata shprehen të gatshëm për të bashkërenduar veprimtaritë politike për të siguruar sa më shumë vota për subjektet e majta.
Bashkëpunimi
Kreu i PAA-së, Lufter Xhuveli, kryetari i PSD-së, Skënder Gjinushi, dhe presidenti i PAD-së, Neritan Ceka, shprehen se do të bashkërendojnë punën e strukturave të tyre që të sigurojnë sa më shumë vota subjekteve të tyre politike, për të siguruar kështu kandidatët me proporcional. Lidhur me këtë formulë, është shprehur kreu i PSD-së, Gjinushi. Sipas tij, "krijimi i një boshti PS-PSD si aleancë realisht mbi votë do të japë mesazhin kryesor se e majta ka potenciale konkuruese, të cilat do të përmirësojnë imazhin e qeverisjes nëpërmjet një procesi të vazhdueshëm vetëkorigjues e ndryshues". Socialdemokratët po përgatisin strukturat e tyre për të dalë më 100 kandidatë për deputetë kjo si një mënyrë për të kontribuar në fitoren e të majtës dhe forcim të boshtit mes dy partive. Kreu i agrarëve, Xhuveli, shprehet se, "nga PS-ja partia e tij nuk pretendon të ketë ndonjë zonë të lirë për kandidatët e saj, por PAA-ja, do të bashkërendojë veprimtarinë me mazhorancën socialiste. Kjo nuk do të jetë si koalicionet tradicionale që janë aplikuar deri më tani". Gjithashtu, Xhuveli shprehet se "100 kandidatëve të partisë së tij, do ti kërkohet që të punojnë për të siguruar më shumë vota partie sesa vota për deputet". Presidenti i PAD-së Ceka, thekson se, "me PS-në, nuk do të ketë aleanca parazgjedhore por do të ketë taktika të përbashkëta elektorale". Edhe përfaqësuesit e kësaj partie në procesin e zgjedhjeve, do të synojnë të sigurojnë sa më shumë vota për subjektin e tyre. Kjo parti tashmë ka përcaktuar gati treçerekun e kandidatëve të saj për zgjedhjet e përgjithshme. Tashmë, forcat e majta pritet që veç angazhimit që do të kenë të gjitha strukturat e tyre mund të ketë dhe një bashkëpunim më konkret mes partive para zgjedhjeve. Ndërkohë, koalicionet mes forcave të majta, priten të vendosen pas zgjedhjeve të përgjithshme. Rezultati i procesit zgjedhor do të jetë definitiv për çdo bashkëpunim me platforma konkrete.
Neritan Ceka
Presidenti i Partisë Aleanca Demokratike, Neritan Ceka, thekson se forca e tij do të kandidojë në të 100 zonat elektorale të vendit me kandidatët e saj. Sipas Cekës, të gjithë strukturat e partisë po punojnë që të arijnë rezultate sa më të larta në zgjedhjet e përgjithshme. Por, më prioritare do të jetë që kandidatët e PAD-së, të sigurojnë sa më shumë vota për partinë. Kandidati që ka siguruar vota më shumë do të ketë probabilitetin më të lartë për tu zgjedhur deputet nga lista proporcionale e kësaj partie. Ceka, tha se, "secili kandidat i PAD-së, është i lirë të punojë për të fituar vota në mazhoritar. Ndërkohë, që do të kërkojmë që, çdo bashkëpunim me partitë e tjera, veçanërisht me PS-në, duhet të jetë sa më shumë transparent, dhe do të kundërshtojmë çdo pazar të mundshëm".
Skënder Gjinushi
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi, fitoren e së "majtës" në zgjedhjet e përgjithshme të kësaj vere, e shikon të lidhur ngushtë me rolin që do të luajë partia e tij. Sipas Gjinushit, "PSD-ja është përgatitur për të kandiduar në të gjitha zonat elektorale, si e vetmja rrugë për të kontribuar për fitoren e të majtës dhe forcimit të boshtit PS-PSD". Gjinushi thekson se, e majta shqiptare, do të fitojë vetëm në sajë të ndryshimit dhe forca e tij politike është faktor themelor i këtij ndryshimi. Ndërkohë, PSD-ja po përpilon emrat për kandidatë për deputetë, duke synuar njëkohësisht që të bëhet dhe një konsolidim i të gjithë strukturave si në bazë dhe në qendër. Sipas kreut të socialdemokratëve, forca e tij politike do të vendosë ekulibrat në qeverisjen e vendit.
Lufter Xhuveli
Kryetari i Partisë Agrare Ambjetaliste, Lufter Xhuveli, tha se forca e tij politike do të shpallë kandidatura në të gjitha zonat elektorale të vendit. Sipas tij, "kandidatët e PAA-së, do të synojnë të sigurojnë sa më shumë vota për partinë. Ndërsa në listën proporcionale, do të futen ata kandiatë që kanë përqindjen më të lartë të votave". Aktualisht, bashkëpunimin me PS-në, Xhuveli e sheh në kuadër të një bashkërendimi të punëve për sigurim të fitores të grupit politik të së mjatës. Ai mohon një bashkëpunim të mundshëm me PS-në për zona të lira duke u shprehur se, "nuk jemi të interesuar për zona të lira të ofruara nga PS-ja". Xhuveli, koalicionet tradicionale, tashmë i shikon si të kaluara kohe.