PS-PD konsensus për 7501
14/03/2005 Berisha garanton pronarët e rinj, ligji 7501 nuk do të preket në rast se opozita vjen në pushtet
Demokratët premtojnë mënyra të tjera për kthimin dhe kompensimin e pronave
Partia Demokratike, ka deklaruar se, nuk do të ketë asnjë inisiativë për të abroguar ligjin 7501 "Për Tokat", në rast se opozita aktuale do të vijë në pushtet. Gjatë një takimi me anëtarët e KOP-it, ku u diskutua strategjia për bujqësinë, kreu i selisë blu ka mbajtur të njëjtin qëndrim me socialistët, përsa i përket çështjes së pronës. Duke garantuar pronarët e rinj, të bërë të tillë me vendim qeverie, Berisha deklaroi se "PD-ja nuk ndryshon ligjin 7501, ky është një deklarim solemn". Ndaj, ai ka theksuar rëndësinë e investimeve në bujqësi, pasi prona është e paluajtshme dhe mbrohet me ligj. Një deklaratë e tillë bie në kundërshtim me strategjinë e Partisë Republikane, që thekson se prona duhet të shkojë tek i zoti dhe pronar mund të bëhesh vetëm me trashëgimni, me blerje të tokës dhe me dhurim. Gjithësesi, demokratët duke deklaruar se asnjë nuk ia heq të drejtën mbi tokën pronarëve të rinj, ka propozuar mënyra të tjera, për kompensimin e ish-pronarëve, tokat e të cilëve i janë dhënë të tretëve sipas ligjit 7501. Sipas një strategjie të PD-së, ish pronarët do të kompensohen 100 për qind, me toka të lira dhe me mjete të tjera si me aksione apo me kompensim financiar. Në këtë strategji thuhet se mundësitë e kompensimit të plotë ekzistojnë.
Bujqësia
Kreu i PD-së tha se e konsideron jashtëzakonisht të rëndësishme ngritjen dhe konsolidimin e tregut të tokës, nëpërmjet rregullimit të procesit të regjistrimit të pasurive të paluajtshme dhe zyrave të kadastrave. Në këtë mënyrë, do të bëhet e mundur rritja e kreditimit të bujqësisë si dhe të infrastrukturës së duhur për tregëtimin e prodhimeve bujqësore. Ndaj, Berisha e ka vënë theksin tek "krijimi i institucionit të tregut për zhvillimin e prodhimit dhe marketingut të produkteve bujqësore. PD-ja do të bëjë çdo përpjekje të nxisë prodhimet fitim-prurëse sipas rajoneve", tha Berisha. PD e konsideron bujqësinë një nga dy prioritet më madhore të saj krahas turizmit. "Ky vendim mbështet në faktin se sot në fshat jetojnë 55 për qind e shqiptarëve, 70 për qind e krahut të punës dhe sipas studimeve të fundit nga PNUD-i, fshati shqiptar rezulton një pellg i madh varfërie dhe mjerimi", tha Berisha në fjalën e tij.
7501 hoqi të drejtën e shtetit mbi pronën dhe ia kaloi tokën të tretëve
Historia e të drejtës mbi pronën në Shqipëri, ka filluar në vitet 1950-1976, kur shteti diktatorial nisi konfiskimin e të gjitha pronave të luajtshme. Në vitin 1976, shteti komunist e shpalli veten pronar të vetëm, duke i zhvlerësuar të gjitha dokumentet mbi pronën e lirë. Në vitin 1992, pas rënies së diktaturës, Kushtetuta e asaj kohe ra, ndaj dhe shteti nuk gëzonte më të drejtën mbi pronën. Por, dhe me kalimin në demokraci, pronarëve nuk iu dha e drejta e tyre. Në atë periudhë u miratua ligji i famshëm 7501, që sanksiononte ndarjen e tokës bujqësore të fermave dhe kooperativave tek punonjësit dhe tek ish pronarët. Hapësira e tokës së një kooperative apo prone, u kërkua të ndahej sipas frymëve për familje të punonjësve dhe të ish pronarëve. Ligji u zbatua nga komisione të posaçme, ndërsa zbatimi i tij, ende nuk ka përfunduar plotësisht për shkak të debateve me ish-pronarët. Kundër tij kanë dalë republikanët, pasi ligji i 7501 ia hiqte përfundimisht të drejtën ish-pronarëve dhe ua kalonte tokën të tretëve. Pro këtij ligji kanë qëndruar socialistët dhe demokratët ndërsa kanë qenë monarkistët dhe republikanët që e kanë kundërshtuar. Sipas të dhënave, me ligjin 7501 duhet të ishin ndarë rreth 270 mijë ha tokë, por në fakt janë ndarë dhe rreth 130 mijë ha më shumë.