E Diel, 1 Nëntor 2026

Pollo: Në verë kemi rotacion të pushtetit

14/03/2005  Genc Pollo ka zgjedhur një takim në Laç, në vijim të turit “Kthimi i Besimit”, për të akuzuar qeverinë për paaftësi dhe premtime boshe. Në takimin, Pollo ka kërkuar largimin e kësaj qeverie në zgjedhjet e përgjithshme të këtij viti. Pollo u shpreh se: "Në çdo vend të botës, opozita i thotë qeverisë që nuk ka punuar mirë, dhe ditën tjetër qeveria del e demonstron sa mirë ka punuar. Tek ne, kjo ndodh sa herë që dëgjohen kritika, më shumë nga jashtë se brenda, dhe qeveria merr gjithmonë angazhime të reja për të ardhmen. Por, kurrë nuk thotë se ç`ndodhi me angazhimet para një muaji, para një viti apo para katër vjetësh. Dhe, kur shtrëngohet, nuk përmend më shumë se privatizimin e Bankës së Kursimeve. Pjesa tjetër është tabula rasa, është një fletë e bardhë ku nuk ka asgjë”. Në fjalën e tij N/Kryetari Shehu, foli për mungesën e theksuar të reformave në disa sektorë të jetës së vendit, si dhe kritikoi qeverinë për paaftësi të theksuar. Takimin e përshëndeti nënkryetari i PDR-së, Nard Ndoka.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›