E Diel, 1 Nëntor 2026

Përfundojnë zgjedhjet lokale në Maqedoni

14/03/2005  Në tre zona është ndërprerë procesi i votimit

Në orën 19. 00, në Maqedoni përfundoi votimi në më shumë se 2.976 qendra votimi.

Gjithsej 1.711.293 qytetarë të regjistruar në listën zgjedhore, patën mundësi të deklarohen për 379 kandidatë për kryetarë të qytetit dhe 446 lista të këshilltarëve në 84 komuna plus qyteti i Shkupit. Sipas informacioneve që i shpalli Komisioni Shtetëror Zgjedhor, deri në orën 15 pjesëmarrja ishte 33,11 për qind. Zëdhënësi i KSHZ-së, Zoran Tanevski informoi se zgjedhjet ishin ndërprerë në tre vendvotime në fshatin Ehllovec, në fshatin Zhelinë dhe në komunën e Gostivarit. Asociacioni qytetarëve MOST, deklaroi se pjesëmarrja e votuesve në territorin e Qytetit të Shkupit deri në orën 17 ishte 42,33 për qind. Kryetari i MOST-it, Darko Aleksov, në konferencën për shtyp të pasditës, theksoi se sipas të dhënave të 3.630 vëzhguesve të tyre, të vendosur në vendvotimet, janë konstatuar parregullsi të llojit të votimit të grupuar dhe në familje, plotësim të kutive votuese, të shtëna nga armë zjarri dhe rrahje ndërmjet përfaqësuesve të partive politike. Janë regjistruar edhe ndërprerje të votimit, hapje me vonesë të vendvotimeve, mosnënshkrim në listat zgjedhore dhe mungesë të një pjese të materialit votues. Parregullsi në procesin zgjedhor, shtoi Aleksov, janë vërejtur në komunën e Kërçovës, Shuto Orizarës, Likovës, Butelit, Prilepit dhe në Strugë. Për këtë, një pjesë e vëzhguesve të MOST-it, në disa vendvotime të tyre, janë tërhequr. Ndërsa zëdhënësi i MPB-së, Goran Pavllovski, për MIA-n, deklaroi se zgjedhjet vendore në Maqedoni deri tani zhvillohen pa probleme dhe pa pengesa. Zgjedhjet vendore i minitoruan 5.192 vëzhgues të vendit dhe 393 të huaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›