E majta shqiptare dhe e Majta e Shqipërisë
Koço Danaj
E majta në Shqipëri lypset të ketë më të theksuar karakterin kombëtar të saj. Ky do të ishte një ndër treguesit kryesorë të modernizimit të saj. Referenca që do të merret për Partinë Socialiste ka të bëjë me faktin se kemi të bëjmë me forcën kryesore të së majtës. Por ka të bëjë edhe me faktin se në gjirin e saj, veçanërisht të udhëheqjes së saj, janë kristalizuar tashmë dy rryma: Njëra rrymë progresin e kombit shqiptar në tërësi, pra të dy shteteve e gjysmë shqiptare, e konsideron thelbin e veprimtarisë politike të vetë partisë. Dhe tjetra rrymë i përmbahet mentalitetit se Atdheu është atje ku jetohet më mirë. (Bota duhet për t’u shijuar, ndërsa Atdheu duhet për 2 metra varr.)
Pohimi i sipërformuluar nuk ngjan dhe nuk është pjesë e traktateve politike që vijnë nga qendra e metropolit mbi të majtën apo të djathtën. Por është domosdoshmëri e shtruar nga realiteti i kombit shqiptar. Përballë nocioneve shekullore, perandori, internacionalizëm, kozmopolitizëm, integritet, globalizëm etj, pohimi i sipërthënë tek shqiptarët është më i ri. Por është më realisti dhe më i domosdoshmi. Është më i papërpunuar deri më sot, por më i detyruar për t’u realizuar për të ardhmen. Më i pambrojtur nga vetë politikanët e së majtës, por më i nevojshëm se çdo gjë për vetë politikanët e së majtës shqiptare. Nocionet e tjera janë moda e politikës aktuale, e majta kombëtare shqiptare duhet të jetë thelbi i politikës së majtë. Nocionet e tjera janë një zvarritje, një kopjim i neveritshëm, një bishtnim i traktateve të ardhura nga burokratet e metropolit. E majta kombëtare është prodhim i periferisë së Metropolit që quhet Shqipëri.
Kjo nuk është kapriço apo taktikë për të shtuar vota, por një domosdoshmëri për një parti që kërkon të zbatojë, kur të vijë në pushtet, Kushtetutën e Shqipërisë. Është një kërkesë realiste që merr parasysh realitetin e kombit shqiptar, ku ka lindur dhe vepron vetë Partia Socialiste. Forcimi i aspektit nacionalist tek PSSH, nuk bie në kundërshtim me vetë Internacionalen Socialiste, ku PS bën pjesë. Ja disa shembuj:
Shembulli i parë: Ajo që është e re për të majtën shqiptare, nuk është e re për parti të tjera politike të majta, afër e larg nesh, të cilat edhe mbajnë emërtimin e majtë, por edhe identitetin nacionalist. Në Internacionalen Socialiste, ku bën pjesë Partia Socialiste, bëjnë pjesë si anëtarë me të drejta të plota edhe Lëvizja Socialiste Panhelenike PASOK, Fronti Sandiniste i Clirimit National, FSLN në Nikaragua, Lëvizja drejt socializmit MAS e Venezuelës që mbështet Hugo Cavez, Al Fatah i Palestinës e krijuar nga Arafat dhe e udhëhequr aktualisht nga Abu Mazen ose Mahmut Abas. Partia Demokrate e Tadic në Serbi, që përfaqëson nacionalizmin e moderuar serb. Partia e Demokratëve Socialistë të Gjukanovic, që përfaqëson nacionalizmin malazez. Për më tepër, Jorgo Papandreu, drejtues i PASOK, Parti Greke me orientim të qartë nacionalist, është edhe President i Internacionales Socialiste.
Shembulli i dytë: Drejtuesit aktualë dhe ata të shkuar të PS e dinë apo duhet ta dinë se PASOK u krijua nën shembullin dhe ideologjinë e partive BAATH në Irak, Siri, Egjypt të drejtuara nga Hafez El Asad, Sadam Husein etj, duke pasur për ideolog të tyre sirianin kristiano ortodoks Mishel Aflak. Thelbi i partisë BAATH të krijuar, fillimisht në 1947 në Siri ishte kombinimi i socializmit arab me nacionalizmin panarab. Në shqip, Baath do të thotë rilindje. Ndërsa Pahhelenike do të thotë mbarë greke, domethënë parti edhe për minoritetin grek në Shqipëri! Doni më shumë nacionalizëm në thelbin e një partie të majtë?
Shembulli i tretë: Akoma më tepër, ata duhet ta dinë se miku më i ngushtë i Andreas Papandreut ishte Mihail Raptis, një nga ideologët e Internacionales së katërt Trockiste, me pseudonimin Pablo dhe Spyros. Vdekjen e Raptis në fundin e shekullit të kaluar, Andreas Papandreu e konsideroi një humbje të madhe për Greqinë, pavarësisht nga arrestet ndërkombëtare të lëshuara për atë, nga nacionalizmi apo anarkizmi i tij. Por askush nuk e pengoi Jorgo Papandreun të zgjidhet Kryetar i Internacionales Socialiste, pavarësisht të kaluarës dhe të sotmes nacionaliste dhe ekstremiste të partisë së tij.
Të njëjtin karakter ka edhe Partia e Demokratëve Socialistë të Gjukanovicit, apo ajo e demokratëve serbë të Tadic, karakter nacionalist, por ato bëjnë pjesë dhe konsiderohen parti progresiste nga vetë Internacionalja Socialiste. Bile, për Internacionalja Socialiste, një ditë pas zgjedhjeve në Tiranë, pra në datat 29-30 qershor 2009, organizoi në Mal të Zi mbledhjen e radhës të Këshillit të Internacionales, ku e majta shqiptare nuk mori pjesë. Ka edhe shembuj të tjerë. Por çka u tha janë të mjaftueshëm për domosdoshmërinë e karakterit nacionalist të së majtës shqiptare.
Pyetja vjen natyrshëm: Kur konsiderohet e majtë një parti socialiste mbarë greke, pse të mos konsiderohet e majtë edhe një Parti Socialiste mbarë shqiptare?
Edi Rama që kërkon të mbetet kryetar, Blushi, Malaj apo të tjerë që duan të bëhen kryetarë, duhet t’i japin përgjigje pyetjes: Përse mohuan karakterin kombëtar të PSSH? Për shkak të presionit të jashtëm, apo për shkak se vetë janë të tillë, kozmopolitë. Në mbështetje të pyetjes së sapo bërë, do të mjaftonte një shembull i freskët për të gjithë udhëheqësit e PS: Programi Elektoral i PS, kishte 7 shtylla kryesore. Por çështja shqiptare nuk ishte as ndonjë nga shtyllat, por as pjesë e ndonjë shtylle.
Edi Rama që kërkon të mbetet kryetar apo Blushi, Malaj etj, që duan të bëhen kryetarë, duhet të sqarojnë elektoratin e majtë shqiptar përse janë ndryshe nga PASOKU i Papandreut, nga PD e Tadicit, nga PDS e Gjukanovicit, nga PSD e Silaxhicit, nga LSDM e Cervenkovskit etj.
Nuk kemi të bëjmë thjesht me pyetje oponence apo kontestuese, por me pyetje që prekin thelbin e një partie që ka qenë në pushtet dhe kërkon të vijë përsëri në pushtet, të një partie që zotohet të respektojë Kushtetutën e Shqipërisë, e cila Kushtetutë, çështjen shqiptare e ka një ndër fondamentet e saj.
Kombi shqiptar ka nevojë për një të majtë, ashtu siç ka nevojë për një të djathtë. Por kjo nuk mjafton. Ajo duhet të ketë vetëm një cilësor dhe ai duhet të jetë: E Majtë Nacionaliste. Proceset integruese për shqiptarët nuk janë njëkalimshe vetëm drejt Brukselit, por janë autostrade shumëkalimshe; edhe drejt Prishtinës, Tiranës, Shkupit, Tetovës, Presheves, Ulqinit, Filatit etj. Elektorati i majtë shqiptar e ka kuptuar një gjë të tillë, prandaj po kërkon edhe politikën e tillë, deri tashmë të injoruar nga udhëheqësit e tij.